Bahtiri dënon sulmin në shtëpinë e Qamil Hajrizit - Bota Sot
Bahtiri dënon sulmin në shtëpinë e Qamil Hajrizit

Mitrovica

Bahtiri dënon sulmin në shtëpinë e Qamil Hajrizit

Nga: A.M. Më: 19 tetor 2018 Në ora: 13:35
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm me koktej molotovi në shtëpinë e Qamil Hajrizit në Lagjen e Doktorëve.

Ai përmes një postimi në Facebook ka ftuar institucionet që t'i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për të garantuar siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës

Postimi i plotë:

E dënoj ashpër sulmin e mbrëmshëm me koktej molotovi në shtëpinë e Qamil Hajrizit në Lagjen e Doktorëve. Çdo sulm është i papranueshëm dhe i denueshëm, pavarësisht përkatësisë etnike të kryerësve apo viktimave.

Ftoj institucionet përgjegjësve të Republikës së Kosovës, që t'i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe kushtetuese për të garantuar stabilitet dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës, e veçanësisht për banorët që jetojnë në veri të shtetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...