Lokalizohet zjarri në Kodrën e Cërrnushës së Mitrovicës

Mitrovica

Lokalizohet zjarri në Kodrën e Cërrnushës së Mitrovicës

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 21:02
Lokalizohet zjarri në Kodrën e Cërrnushës së Mitrovicës

Është lokalizuar zjarri që kishte shpërthyer në Kodrën e Cërrnushës, pas intervenimit të shpejtë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.

Përmes një postimi në faqen zyrtarë të kësaj komune në Facebook, u tha se me të marrë lajmin për shpërthimin e zjarrit kjo drejtori ka mobilizuar të gjithë faktorët dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes për të marrë masat e nevojshme.

Drejtori i kësaj drejtorie, Nehat Bahtiri tha se intervenimi i zjarrfikësve ishte i suksesshëm dhe se zjarri kishte përfshirë rreth dhjetë hektarë sipërfaqe.

”Përveç zjarrfikësve të komunës tonë me automjetet e nevojshme që i kishin në dispozicion, në aksionin për shuarjen e zjarrit morën pjesë edhe një ekip i zjarrfikësve nga Komuna e Vushtrrisë, duke mundësuar kështu që aksioni të jetë i suksesshëm dhe që lokalizimi i zjarrit të bëhet shumë shpejt”, është shprehur Bahtiri.

Shkaqet e këtij zjarri nuk dihen ende por janë duke u hetuar nga organet kompetente, të cilat kishin dalë me kohë në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat