Pastrohet ambienti në lagjen e romëve në Mitrovicë

Mitrovica

Pastrohet ambienti në lagjen e romëve në Mitrovicë

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 15:12
Pastrohet ambienti në lagjen e romëve në Mitrovicë

Në kuadër të aktivitetit ”Ta pastrojmë Kosovën” , Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me OJQ ”Lets do it Kosova” kanë organizuar aksionin për pastrimin e lagjes së romëve afër stadiumit ”Riza Lushta”, tek rruga ”Adem Voca” në Mitrovicë.

Ky projekt është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përkrahet nga BGF dhe organizata INDEP që zbatohet nga iniciativa ”Ta pastrojmë Kosovën”.

Në këtë aksion ishin të pranishëm nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, drejtori i drejtorisë për Mbrojtje të Mjedisit, Asllan Isufi, ekipi i Lets do it Kosova, punëtorë të shumtë nga KRM ”UNITETI” , zyrtarë tjerë komunalë, nxënës dhe banorë të kësaj lagjeje.

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, i cili ishte pjesë e këtij aksioni ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve që së pari të rrisin kujdesin për mjedisin dhe të bashkëngjiten në aksionet e pastrimit në mënyrë që së bashku të veprojmë për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në vendin tonë.

“Ky nuk është aksioni i vetëm që e ka ndërmarrë komuna e Mitrovicës në pastrimin e kësaj lagjeje sepse ne jemi të përkushtuar që të gjitha lagjet dhe fshatrat e qytetit tonë të jenë sa më të pastërta duke e ditur rëndësinë që ka mjedisi në shëndetin tonë”, tha ndër të tjerash nënkryetari Mujka.   

Rol të rëndësishëm në zhvillimin e këtij aksioni pati edhe kompania regjionale e mbeturinave “UNITETI” e cila ka ofruar makineritë ndërsa materialet tjera të nevojshme janë siguruar nga OJQ “Lets do it Kosova”.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat