Mospranimi i Kosovës në Interpol ka gëzuar serbët e veriut.
Menjëherë pas votimit të dytë, kur u mor vesh se Kosova përfundimisht nuk do të jetë anëtare e kësaj organizate, ata kanë nisur festën me flamuj të Serbisë në veri.
Ndërkohë KFOR-i dhe karabinierët italianë janë afër Urës së Ibrit dhe po kujdesën për sigurinë.
Situata momentalisht raportohet të jetë e qetë.