Mospranimi i Kosovës në Interpol “festohet” në Mitrovicën e Veriut

Mitrovica

Mospranimi i Kosovës në Interpol “festohet” në Mitrovicën e Veriut

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 14:58
Mitrovicë

Qytetarët serbë në Mitrovicë kanë festuar mospranimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare të policisë, INTERPOL.

Disa qytetarë në Mitrovicë janë parë të kenë festuar, teksa kanë parakaluar me makinat e tyre, ku kanë vendosur flamujt serb.

Kosova dështoi të anëtarësohet në INTERPOL, pasi nuk arriti që të sigurojë dy të tretat e votave, sa ishin të nevojshme për pranimin në këtë organizatë.

Në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, që u mbajt të martën në Dubai, në raundin e parë të votimeve Kosova arriti të marrë 76 vota pro, 56 kundër, ndërsa 22 abstenuan. Ndërsa në raundin e dytë të votimit, Kosova siguroi 68 vota pro, 51 kundër dhe 16 abstenime.

Zyrtarët në Prishtinë, lidhur me mospranimin e Kosovës në këtë organizëm fajësuan “fushatën e egër” të zhvilluar nga Beogradi zyrtar kundër pranimit të Kosovës.

Kosova ka tentuar që të anëtarësohet në INTERPOL që nga viti 2010, por asokohe Komiteti Ekzekutiv nuk e kishte marrë fare parasysh kërkesën e parashtruar nga Prishtina zyrtare. Ndërkohë, në vitet 2015 dhe 2016 kishte aplikuar, por nuk ishte futur në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme. Vitin e kaluar Kosova tërhoqi vullnetarisht kërkesën, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat