Serbët mbështesin Radojçiqin: S’ka kthim prapa - do të ketë ende protesta

Mitrovica

Serbët mbështesin Radojçiqin: S’ka kthim prapa - do të ketë ende protesta

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 11:28
Pamje nga protesta

(E plotësuar) - Qytetarë e zyrtarë të mbledhur në Komunën e Mitrovicës për të protestuar kundër taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe, kanë paralajmëruar sërish protesta.

Në protestën e sotme, fillimisht  u përshëndet ndërprerja e punës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe kjo u tha si arsye se pse protesta u vendos të mbahet aty është për shkak se aty afër është edhe zyra e EULEX-it.

I pari që ka folur në protestë ka qene Goran Rakiq duke e prezentuar si Kryëtar i Listes Serbe.

“Ne kryetarët kemi marrë vendim përkatësisht kemi dhanë dorëheqje qe do të thotë se administrata e pushtetit lokal sipas sistemit te Prishtinës në veri nuk ekziston më” ka thënë Rakiq para protestuesve.

Ndersa drejtori i spitalit të veriut Milan Ivanovic ka thënë se nuk ka nevojë të jap dorëheqje për shkak se ai asnjëherë nuk ka punuar nën urdhërat e Prishtinës por të Serbisë.

Fjalimin e ka perfunduar duke brohoritur ‘Rroftë Serbia’, tre  here bashkë me qytetarët e mbledhur ne veri.

Gjithashtu në këtë protestë kanë folur edhe kryetari i Unionit Studentor të Universitetit të  Veriut dhe kryetari i partise SDP ne Zveqan.

Kjo protestë ka perfunduar duke e lajmëruar nje të ngjashme per ditën e nesërme në orën 12:00

***

Qytetarët serbë kanë protestuar sot sërish para selisë së EULEX-it në veri të Mitrovicës, kundër taksave ndaj mallrave të Serbisë dhe ndërhyrjes së policisë në atë pjesë, me ç’rast u arrestuan katër qytetarë serbë, të dyshuar për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.

Ata mbanin në duar flamuj të Serbisë dhe pankarta me mbishkrimet ‘Kemi të drejtë në bukë’, ‘Nuk kemi ilaçe’ dhe të ngjashme.

Protesta u ndoq nga një numër i madh i qytetarëve të pjesës veriore të Mitrovicës, të cilëve fillimisht iu adresua ish-kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, i cili sot dha dorëheqjen së bashku me kryetarët e komunave të tjera serbe nga veriu i Kosovës.

Goran Rakiq, kryetari i Listës Serbe, ka bërë publike para të tubuarve dorëheqjen e tij dhe homologëve nga tre komunat tjera veriore me shumicë serbe. Sipas tij, vendimin për dorëheqje e kanë marr për shkak të siç u shpreh, veprimeve të Prishtinës nga të cilat pamundësohet një jetë normale për popullin serb në Kosovë.

Rakiq: Kemi dhënë dorëheqje

“Ne kryetarët kemi marr vendim, përkatësisht kemi dhënë dorëheqje, që do të thotë administrata e pushtetit lokal sipas sistemit të Prishtinës, në veri nuk ekziston më. Kjo jo për shkak që ne duam, por për shkak të veprimeve nga të cilat pamundësohet një jetë normale për popullin serb në Kosovë. Taksat e vendosura do të thotë që fëmijët tonë mos të kenë nesër kushte themelore për jetë, nuk do të kenë ushqim, bukë dhe ujë. Përveç taksave, tubimi ynë sot këtu ka të bëjë edhe me ndërhyrjen brutale të ROSU-së në veri”, ka thënë mes tjerash Rakiq.

Ai akuzoi bashkësinë ndërkombëtare se po hesht para të gjitha këtyre, të cilët sipas tij po pamundësojnë jetën normale të serbëve të Kosovës, ndërsa ka përmendur aksionin e policisë speciale për arrestimin e serbëve të dyshuar për vrasjen e  Oliver Ivanoviq, duke thënë se Prishtina zyrtare ka dashur të vrasë nënkryetarin e Listës Serbe Milan Radoiçiq.

“Vëlla jemi me ty”, tha Rakiq duke iu referuar të kërkuarit nga policia e Kosovës Milan Radoiçiq, njëri ndër të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviq më 15 janar të këtij viti para selisë së tij në Mitrovicën e Veriut.  Për më tepër, Rakiq paralajmëroi se serbët se do të vazhdojnë çdo ditë protestat deri në heqjen e taksave 100 për qind ndaj produkteve serbe.

"Do të qëndrojmë këtu dhe më tutje. Ju bëj thirrje qytetarëve të vijnë në një protestë nesër në orën 12.00 në të njëjtin vend. Nga këtu nuk ka kthim,", porositi tha ai.

Ndërkaq, drejtori i spitalit në veri të Mitrovicës, Millan Ivanoviq, të pranishmit i ka quajtur simbol të rezistencës, luftës për liri dhe qëndresës në të vetmin shtet, atë të Serbisë.

Ivanoviq: Nuk jap dorëheqje

“Unë nuk do të jap dorëheqje, sepse unë jam institucion serb dhe shëndetësia është në kuadër të sistemit shëndetësor të shtetit të Serbisë. Kështu duhet dhe kështu do të mbetet… Të gjithë ju këtu jeni simbol i rezistencës, luftës për liri dhe simbol i qëndrimit tonë në të vetmin shtet, atë të Serbisë”, theksoi Ivanoviq.

Protesta ka zgjatur rreth një orë dhe nuk është shënuar ndonjë incident.

Ivanoviq nga protesta në Mitrovicë, Haradinajt: Po sillesh si sulltan

Në protestën e mbajtur nga serbët në veri të Mitrovicës ka folur edhe Milan Ivanoviq, që i ka dërguar edhe një mesazh kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Drejtori i Qendrës së për Shëndetësi në Mitrovicën e Veriut, Milan Ivanoviq ka thënë se i pari i Qeverisë së Kosovës po sillet si sulltan. E kjo sipas tij, është duke rrezikuar jetesën e serbëve të Kosovës.

“Ramush Haradinaj po sillet si sulltan. Po na vendos kushte të cilat po na rrezikojnë jetesën tonë”, ka thënë Ivanoviq.

Në veri të Mitrovicës është duke u mbajtur protestë për të kundërshtuar taksën prej 100% të vendosur ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Ndryshe, sot u konfirmuan dorëheqjet e kryetarëve të Leposaviqit, Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zubit Potokut dhe Zveqanit.

***

Qytetarë serbë, pritet të mblidhen në orën 12-të para Gjykatës së Mitrovicës për të protestuar lidhur me arrestimet e javës së kaluar për rastin e  vrasjes së Oliver Ivanoviqit në veri të vendit.

Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policisë Besim Hoti.

“Po ka protestë të paralajmëruar para Gjykatës po nuk pritet me pas  problem”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se policia është duke zhvilluar aktivitetet normale në veri.

Drejtori i sekretariatit të KGjK-së Shkëlzen Maliqi ka thënë për Kallxo se Gjykata ka zhvilluar aktivitetet normale në gjykatë, por për shkak të paralajmërimeve për protestë punonjësit shqiptarë kanë vendosur të dalin në jug të Mitrovicës deri kur të përfundojë protesta.

Edhe Gjykata e Mitrovicës ndërpret punën

Gjykata Themelore në Prishtinë me degët e saj në Zubin Potok dhe Leposaviq dhe të gjithë gjyqtarët dhe punëtorët e kanë ndërprerë punën sot në orën 9.

Ata siç shkruajnë mediat në Serbi janë solidarizuar me qytetarët dhe protestat që do të mbahen sot në veri për shkak të vendimeve që ka marr Qeveria e Kosovës për vendosjen e masës 100 përqind për mallrat serbe.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat