Veteranët e rremë, aktakuzë kundër katër personave

Mitrovica

Veteranët e rremë, aktakuzë kundër katër personave

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 14:47
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë - Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega Skenderaj, kundër të pandehurve M.I, F.H, H.F dhe B.H, pasi në fillim të vitit 2018 me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kanë paraqitur fakte të rreme duke lëshuar certifikata dhe vërtetime të veteranëve të luftës.

Të dyshuarit kanë përpiluar dokumentacionin-certifikatat dhe vërtetime të veteranëve në emër të këtyre personave me qëllim të shfrytëzimit të këtyre dokumenteve si origjinale.

Të njëjtit me këto veprime kanë dëmtuar rreth 60 persona, me ç`rast për një veprim të tillë kundërligjshëm kanë përfituar deri në 2.500 euro.

Prokurori i Shtetit i ka propozuar Gjykatës, që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ti dënojë sipas ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat