Miratohet propozimi i Agim Bahtirit për bashkimin e Mitrovicës

Mitrovica

Miratohet propozimi i Agim Bahtirit për bashkimin e Mitrovicës

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 11:20
Pamje nga mbledhja urgjente për bashkimin e Mitrovicës

(E plotësuar) - Kuvendi Komunal i Mitrovicës me vota unanime ka votuar pro-rezolutës me të cilën i kërkon Qeverisë së Kosovës që t’i ndryshojnë disa nene të ligjit me të cilin bashkohet Mitrovica.

Votimi ndodhi në një seancë të jashtëzakonshme për inicimin e ndryshimit të Ligjit për kufijtë administrativë të komunave me qëllim të bashkimit të Mitrovicës.
E gjithë kjo erdhi pas dorëheqjes së kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës së Jugut, në kërkesën për ndryshimin e ligjit për kufijtë kishte kritikuar homologun serb që nuk i ka përfillur kërkesat e të gjithë qytetarëve, pa dallim kombësie.

Këtë e ka deklaruar Bahtiri në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, e cila e ka vetëm një pikë të rendit të ditës.

“Rakiq ka qenë çdo herë ai që nuk i ka përfillur kërkesat tona dhe të qytetarëve, ku shqiptarë janë shumicë. E di që 15 mijë shqiptarë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre. A ka më vështirë të jesh refugjatë në komunën tënde. Jam në një situatë tejet të rëndë. Nuk ka më vështirë se ta shohësh shtëpinë tënde, e mos të banosh aty. Rakiq nuk e ka lejuar këtë. Kërkesa ime ka qenë e pareshtur që të ketë mirëkuptim për këtë. Politika dhe njerëzit e veriut kanë synuar që të bëhet një spastrim etnik. Janë bërë të gjitha përpjekjet në Bruksel dhe në Prishtinë, madje e kemi një vendim të përbashkët rreth kësaj, por që nuk po zbatohet”, ka theksuar Bahtiri.

Ndryshe, shefi i grupit parlamentar të PDK-së në Kuvendin Komunal në Mitrovicë, Donjet Bislimi ka theksuar se PDK-ja gjithmonë ka qenë dhe do të jetë për bashkimin e Mitrovicës, por duhet sipas tij, të ngrisim një pyetje themelore, e ajo është se “kush qëndron pas kësaj ideje, kryetari apo Lëvizja Vetëvendosje”. 

Image

***

Sot në Mitrovicë, me propozmin e kryetarit të saj Agim Bahtiri, është mbajtur mbledhja në të cilën është kërkuar që Qeveria e Kuvendi i Kosovës t’i fillojnë procedurat e bashkimit të pjesës jugore të qytetit me atë veriore.

Pas debatit të zhvilluar, Kuvendi komunal ka miratuar në mënyrë unanime propozimin e kryetarit Bahtiri.

Bahtiri i kërkon Qeverisë ta bashkojë Mitrovicën, PDK këtë e quan ide të rrezikshme të VV-së

Kuvendi komunës i Mitrovicës po mban seancë të jashtëzakonshme për inicimin e ndryshimit të Ligjit për kufijtë administrativë të komunave me qëllim të bashkimit të Mitrovicës.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, si propozues i pikës së rendit të ditës, Agim Bahtri tha se ka thirr këtë mbledhje për t’i propozuar Qeverisë së Kosovës që të nis procedurën në Kuvendin e Kosovës për të ndryshuar ligjet që e kanë ndarë Mitrovicën.

Bahtiri arsyetoi se kjo ishte kërkesë e qytetarëve të Mitrovicës si në veri dhe jugë sepse Mitrovicën e kanë ndarë pa dëshirën e tyre. Ai tha se cdoherë ka ofruar përkrahje për komunat tjera në veri, por ish-kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Rakiq cdoheë ka qenë ai që nuk i ka përfillur kërkesat e tij dhe shqiptarëve në veri. Madje, sipas tij, Rakiq ka kontribur për pastrimin etnik të pjesës veriore.

Bahtiri tha se nuk po ndodh as hapja e urës mbi lumin Ibër dhe as nuk është nënshkruar marrëveshja për kufirin administrativ në mes jugut dhe veriut.

“Me vendimin që është marrë në mënyrë politike në pjesën e veriut, duke dhënë dorëheqje nga kryetari dhe duke shuar krejt strukturën por edhe duke bojkotuar dhe paralizuar sistemin lokal në pjesën e veriut, qytetarët e Mitrovicës së veriut më janë drejtuar që të iniciojë këtë që e keni para juve, që të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që të iniciojë në Kuvendin e Kosovës për ndryshimin e nenit...nenit 5, paragrafit 2 të shtohet në paragrafi 29 dhe të plotësohet me tekstit, komuna e Mitrovicës me seli në Mitrovicë. Me ndryshimin  e këtij neni arrihet bashkimi i Mitrovicës, njëkohësisht për të arritur këtë qëllim kam propozuar të fshihet neni 3, paragrafi 3, neni 5 paragrafi 4, neni 7 dhe neni 8“, ka thënë ai.

Ai ka komentuar edhe çështjen e serbeve në veri, të cilët kanë thënë se nuk kanë bukë dhe barëra, duke i garantuar se askush në katër komunat në veri nuk do të ketë mungesë të ushqimit dhe barërave.

Bahtiri i kërkon Qeverisë ta bashkojë Mitrovicën, PDK këtë e quan ide të rrezikshme të VV-së

Agim Bahtiri ka thënë se ka thirrur mbledhje urgjente për një debat për t’i propozuar qeverisë së Kosovës që të nisë inicimin e procedurës për të ndryshuar ligjet që kanë mbajtur të ndarë Mitrovicën.

Në këtë mbledhje ai ka thënë se kërkesa e qytetarëve si në veri ashtu dhe në jug ka qenë i kamotshëm sepse janë ndarë pa dëshirë por duke pas parasysh planin e Ahtisaarit. Prej ardhjes në krye të komunës në vitin 2013 jam munduar të punoj bashkë më kryetarin e veriut për t’i ndihmuar atij që të qeveris. Kam pas çdo herë kërkesë para ndërkombëtarëve dhe qeverisë që shqiptarët e veriut të trajtojnë si qytetarë që e njohin dhe punojnë në të mirë të vendit e sidomos veriut. Mirëpo, Rakiq ka qenë ai i cili nuk ia përfillur kërkesat e mia dhë të qytetarë shqiptarë.

Ai në vazhdim tregoi 15 mijë banorë janë të shpërngulur nga veriu duke i lënë pronat e tyrë të djegura dhe a ka më vështirë së të jesh refugjatë në komunën tënde

Ai tregoi se që 2004 është djegur fshati Frashër por e kemi ndërtuar.

U bëj thirrje të gjithë serbëve dhe të tjervë që ata që kanë jetuar në jug të kthehen pasi do të jenë të barabartë.

Donjet Bislimi i PDK-së tha se ndodhemi sot këtu për të diskutuar rreth një çështje delikate. PDK gjithmonë ka qenë për bashkimin e Mitrovicës por fillimisht duhet ta ngremë një pyetje: Kush realisht është pas kësaj ideje, kryetari i Mitrovicës apo Vetëvendosja.

“Por frikësohemi se është e Vetëvendosjes. Dhe kjo ide është e rrezikshme në këtë kohë të hapët kjo temë. Vetëvendosje rrezikon ta çojë Kosovën drejt ndarjes. Keni rënë në grackën e VV. Të gjithë e dijmë se kufiri mes me pakon e Ahtisaarit.

Përfaqësuesi LDK edhe ne e mbështesim këtë unifikim të qytetit në një komunë. Kjo iniciativë është konform ligjit. Konsideroj se vullneti i partive është që të bëhet unifikimi. Qeveria dhe Kuvendi duhet të shpallin zgjedhjet dhe gjithsesi në këtë pjesë na mbetet që të marrin hapa është iniciativë e mirë po frikësohem se do te mbetet e tillë.

****

Ka filluar mbledhja urgjente në Kuvendin e Komunës Jugore të Mitrovicës, në të cilët po diskutohet e vetmja pikë e rëndit të ditës, ndryshimin e Ligjit Nr 03/L041 për kufijtë administrativ të Mitrovicës me qëllim të bashkimit të qytetit.

Kjo mbledhje është iniciuar nga kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri.

Në fjalën e tij para asamblistëve, Bahtiri ka kërkuar nga ata që të përkrahin këtë nismë të tij dhe kërkesën për ndryshim të këtij ligji t’ia dërgojë Kuvendit të Republikës së Kosovës për shqyrtim.

Në fjalën e tij shefi i asamblistëve të PDK-së, Donjet Bislimi, ka thënë se kjo iniciativë është e Lëvizjes Vetëvendosje dhe se Bahtiri ka rënë në grackën e tyre.

"Prapa kësaj ideje qëndron Vetëvendosja. Bahtriri ka rënë në grackën e Vetëvendosjes”, ka thënë ai.

Ndërsa ka qenë i menjëhershëm reagimi i Bahtirit duke thënë se kjo është një kërkesë e qytetarëve të Mitrovicës dhe se ai nuk bie në grackën e askujt.

"Nuk ka kush në botë që e ndryshon mendimin e Agim Bahtirit, kjo është dëshirë e qytetarëve dhe e imja. Asniherë skam pas bisedime me askënd këtë ide. Asniherë Agim Bahtiri nuk bjen në kurthën e askujt”, ka thënë Bahtiri.

Pas diskutimeve pritet që propozimi për ndryshimin e Ligjit të hidhet në votim në Kuvendin e Komunës Jugore të Mitrovicës.

***

Kuvendi komunës i Mitrovicës po mban seancë të jashtëzakonshme për inicimin e ndryshimit të Ligjit për kufijtë administrativë të komunave me qëllim të bashkimit të Mitrovicës.

Seanca po mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat