Rakiq Bahtirit: Merru me komunën tënde

Mitrovica

Rakiq Bahtirit: Merru me komunën tënde

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 14:43
Agim Bahtiri dhe Goran Rakiq

Kam marrë informacion se në Mitrovicën e jugut planifikohet bashkimi me veriun e Mitrovicës, ka thënë kryetari në dorëheqje i Mitrovicës veriore dhe njëkohësisht i Listës serbe Goran Rakiq duke reaguar rreth mbledhjes së sotme të Kuvendit të Komunat të Mitrovicës jugore.

“Ata nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë dhe këtë gjë e dinë edhe vetë. Këto nuk janë deklarata të reja, janë të moçme. Nuk është hera e parë që është thënë diçka të tillë”, ka thënë Rakiq duke shtuar se “ata duan të na përçajnë, ndërsa problem i yni është që ne mund të mbesim pa ujë e pa bukë”.

Ne lidhje m këtë iniciativë ai ka thënë se ata duan të na sjellin në atë gjendje që të ndihemi keq.

“Kam një porosi për ta (shqiptarët): Merruni me komunat e juaja dhe punoni në to e jo të merreni me komunat tona”, ka thënë ndërsa duke folur për taksën ka theksuar se ajo është vendosur “sepse mendojnë që do të arrijnë ndonjë zgjidhje”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat