Mësimdhënësja padit Komunën e udhëhequr nga Agim Bahtiri

Mitrovica

Mësimdhënësja padit Komunën e udhëhequr nga Agim Bahtiri

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 15:26
Gjykata Themelore e Mitrovicës

Kosovare Hoti e ka paditur Komunën e Mitrovicës për pagesën e pagave mujore. Sipas padisë Kosovare Hoti kishte nënshkruar një kontratë pune për mësimdhënëse dhe kishte pasur statusin e të punësuares së përhershme.

Në bazë të kësaj kontrate bruto paga mujore kishte qenë 405,00 euro për 15 orë mësimi në javë.

Mirëpo, paditësja nuk ka marrë asnjë pagë mujore për periudhën kohore në të cilën ka qenë e angazhuar.

Po ashtu, Kosovare Hoti kishte nënshkruar edhe një kontratë për mësimdhënie dhe sipas saj numri i orëve të mësimit në javë i është rritur nga 15 në 20 orë, ndërsa paga mujore ka qenë e njëjta si më lartë.

Por, prapë paditësja nuk ka marr asnjë pagë mujore të paraparë në kontratë ndërmjet palëve ndërgjyqëse.

Andaj Hoti, kishte dërguar kërkesë për pagesën e pagave mujore në Drejtorinë e Arsimit në komunën e Mitrovicës.

Kjo kërkesë ishte aprovuar por të njëjtit e kishin njoftuar paditësen se për shkak të vështirësive buxhetore dhe procedurave të caktuara nuk mund të bëhet pagesa e të ardhurave personale.

Me pas ajo ishte udhëzuar që të inicioj një procedurë gjyqësore pas së cilës e njëjta do t’i realizoj kërkesat e saj.

Kurse përmes padisë së parashtruar në Gjykatën e Mitrovicës- departamenti civil, Kosovare Hoti kërkon nga komuna e Mitrovicës që t’ia paguaj 2.835,00 euro në emër të pagave mujore për shtatë  muaj.

Ndërsa në seancën e mbajtur përfaqësuesi i të paditurës Uvejs Gashi ka deklaruar se mbetet në tërësi pranë padisë dhe kërkesëpadisë duke kërkuar kështu nga komuna e Mitrovicës t`i kompensoj pagat e papaguara, Kosovare Hotit.

Kurse përfaqësuesi i komunës së Mitrovicës ka deklaruar se e kundërshton padinë dhe kërkesëpadinë duke theksuar se DKA i ka kthyer përgjigje paditëses se do t’ia kompensonte pagat mujore por se kjo nuk ka qenë e mundur për shkak të problemeve buxhetore, raporton kallxo.

Më pas është dhënë fjala përfundimtare dhe palët ndërgjyqëse kanë mbetur në tërësi pranë asaj se çfarë kishin deklaruar më lartë.

Ndërsa meqenëse palët nuk kanë pasur propozime të tjera gjykatësi Naim Meholli ka njoftuar palët se shqyrtimin kryesor në këtë çështje civile ka përfunduar në tërësi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat