KFOR alarmohet nga mundësia e pranisë së mercenarëve serbë në Veri

Mitrovica

KFOR alarmohet nga mundësia e pranisë së mercenarëve serbë në Veri

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 17:11
KFOR alarmohet nga mundësia e pranisë së mercenarëve serbë në Veri

Prania e mundshme e mercenarëve serb ka alarmuar drejtuesit e KFOR-it në Kosovë.

Ata janë informuar nga institucionet e Kosovës për grupe të ndryshme radikale serbe, të cilat synojnë destabilizimin e pjesës veriore të Kosovës, pas themelimit të Ushtrisë së Kosovës.

Burimet e medias kanë treguar se KFOR-i është duke i trajtuar me seriozitet të lartë informatat e pranuara nga institucionet kosovare të sigurisë.

Po ashtu, kanë treguar se kjo është njëra prej arsyeve që ka detyruar KFOR-in që të rrisë sot prezencën në pjesën veriore të Kosovës.

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka bërë një raport detajues për rreziqet që i kanosen pjesës veriore të Kosovës nga grupe të ndryshme radikale serbe. Insajderi e ka siguruar këtë raport. Aty jepen detaje për kapacitetet e këtyre grupeve mercenare serbe, profilet e tyre, mënyrën se si funksionojnë dhe përkrahjen që marrin nga shërbimi sekret rus.

Shumica prej grupeve të mercenarëve serb që përbëjnë rrezik për pjesën veriore të Kosovës janë pjesëmarrës përkrahë forcave ruse në luftën e Krimesë. Po ashtu, janë pjesëmarrës edhe  në luftën e Sirisë. Disa janë përkrahës të regjimit të Bashar Al Asadit e disa kanë qenë të rreshtuar përkrahë ISIS-it.

Raporti tregon se shumë prej mercenarëve serb regjistrohen si punëtor në Rusi. Përkatësisht, si punonjës të kompanisë ruse Ëagner.  Kjo është një kompani private ushtarake që udhëhiqet nga Dmitri Utkin, një njëri i afërt me strukturat e larta ruse të sigurisë, përfshirë edhe vetë presidentin Vladimir Putin.

Raporti dëshmon se kjo kompani i zhvillon aktivitetet e saj organizative dhe trajnimet në vendin e quajtur Molkino, në Rusi. Në këtë vend ndodhet edhe qendra e trajnimeve e Brigadës së 10-të të forcave speciale të Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës Ruse – GRU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat