Jastëk kundër gërhitjes

Mjekësi alternative

Jastëk kundër gërhitjes

Më: 11 janar 2019 Në ora: 07:56
Foto ilustrim

Një kompani britanike ka hedhur në treg një jastëk kundër gërhitjes dhe produkti ka pasur një reagim tepër pozitiv tek njerëzit.

Silentnight e ofron jastëkun për 12 paund dhe sipas përshkrimit, ai është “projektuar ergonomikisht”, për të ndihmuar kokën dhe qafën, për të inkurajuar një gjumë pa gërhitje. Me pak fjalë, jastëku në fjalë ndihmon në pozicionimin më të mirë të trupit, duke parandaluar gërhitjen.

I pari që i testoi produktit dhe u shpreh i impresionuar nga rezultati, ishte Asosacioni Britanik i Apneas së Gjumit dhe Gërhitjes. Në një përshkrim të publikuar në website-in e tij, shkruhej: “Zëvendësimi i jastëkut tonë të vjetër me pupla me jastëkun Silentnight Anti-Snore ka një efekt të menjëhershëm. Ka një përmirësim të dukshëm si në frekuencën e gërhitjes ashtu edhe në volum, deri në 50 përqind”.

Por kjo organizatë nuk ishte e vetmja që e vlerësoi pozitivisht këtë jastëk. Të shumtë janë përdoruesit që e kanë provuar këtë produkt dhe i kanë dhënë 5 yje në Amazon. “Jastëku më i mirë. Çfarë mund të them, funksionon”, shkruajti një person. “Kam fjetur me të vetëm një natë, shumë i rehatshëm. Partnerja më tha se natën e kaluar nuk kam gërhitur”, shtoi një tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat