Shkencëtarët testojnë vaksinë të re kundër Ebola-s

Mjekësi alternative

Shkencëtarët testojnë vaksinë të re kundër Ebola-s

Më: 13 janar 2019 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Një ilaç që mbron nga çdo lloj i virusit Ebola është zhvilluar nga shkencëtarët të cilët thonë se ka potencial për të shpëtuar mijëra jetë.

Aktualisht nuk ekziston asnjë kurë për patogjenin – që konsiderohet si një nga më viruset me vdekjeprurëse që është zbuluar ndonjëherë.

Mirëpo testimet e zhvilluara së fundmi kanë treguar se një përzierje e antitrupave si vaksinë mund të mbrojë kafshët nga virusi vdekjeprurës si dhe mund të kthej mbrapsht simptomat.

Kjo vaksinë lufton të gjitha format e Ebola-s të njohura për dëmtimin e njerëzve, duke përfshirë edhe llojin më vdekjeprurëse pas një shpërthimi të vazhdueshëm në Republikën Demokratike të Kongos.

Studiuesit shpresojnë se ilaçi eksperimental mund të kontrollojë virusin i cili deri më tani ka shkaktuar të paktën 377 vdekje në shtetin afrikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat