Lëngu shtëpiak që nxjerr jashtë këlbazën nga mushkëritë e fëmijëve

Mjekësi alternative

Lëngu shtëpiak që nxjerr jashtë këlbazën nga mushkëritë e fëmijëve

Më: 21 janar 2019 Në ora: 06:45
Foto ilustrim

Pos që nxjerr jashtë këlbazën, ky lëng dukshëm do të përmirësojnë imunitetin e fëmijës tuaj.

Kjo recetë është për fëmijët të cilët me ditë të tëra kolliten dhe nga mushkëritë dëgjohet një “gërhitje” e butë.

Në të vërtetë, një gotë e vogël e këtij lëngu do të ndihmojë që të lirohen nga këlbaza dhe të forcojnë imunitetin.

Nevojiten: 1 filxhan tërshërë e qëruar (mund ta gjeni në dyqanet e ushqimit të shëndetshëm), 1 filxhan sheqer, 1 filxhan ujë.

Përgatitja: Tërshërën lajeni dhe qiteni në një tenxhere të vogël bashkë me një gotë ujë dhe një gotë sheqer (vëllimi i filxhanit 200 ml).

Lëreni përzierjen të zihet dhe të vlojë disa minuta. Më së miri është ta zieni në mbrëmje dhe ta lini që tretja të qëndrojë deri në mëngjes.

Në mëngjes kullojeni tërshërën.

Përdorimi: Çdo mëngjes në lukth të zbrazët jepni fëmijës nga një gotë të vogël (gotë rakie) të këtij lëngu 40 ditë pa ndërprerë. Pastaj bëni një pauzë prej 15 ditësh dhe sërish jepni lëngun çdo mëngjes 40 ditë.

Fëmija do të nxjerrë jashtë këlbazën nga organizmi dhe do të kthejë imunitetin e humbur.

Nga kjo tretje (1 filxhan tërshërë + ujë + sheqer) do të keni lëngë të mjaftueshëm për 4 deri në 5 ditë.

Është me rëndësi që të mos ndërprisni, që fëmija çdo mëngjes të pijë këtë lëng dhe që t’i përmbaheni terminit prej 40 ditësh, pastaj pushim prej 15 ditësh dhe sërish 40 ditë pirja e këtij lëngu.

Kur njëherë të kaloni këtë kurë me fëmijën, më nuk do të keni nevojë, sepse fëmija nuk do të jetë më i rrezikuar nga ftohjet dhe viruset.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat