Si të luftoni lodhjen e mëngjesit?

Mjekësi alternative

Si të luftoni lodhjen e mëngjesit?

Më: 28 mars 2019 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Nëse ndiheni të lodhur sapo të zgjoheni nga gjumi, freskohuni me një filxhan kafe për t'u ngritur dhe për të filluar ditën. Megjithatë, për të mbajtur efektin e zgjimit, është e nevojshme të pini kafe në dozë më të lartë.

Një alternativë e mirë për kafe në mëngjes është çaji jeshil, i cili është plot me antioksidues ose çaj xhenxhefili që ndihmojnë kundër lodhjes.

Njerëzit që vuajnë nga lodhja në mëngjes duhet të marrin parasysh nivelin e hekurit dhe magnezit në trup.

Hekuri luan një rol të rëndësishëm në transportin e oksigjenit, duke ruajtur një sistem të fortë imunitar dhe në sintezën e dopaminës. Të gjithë këta mekanizma janë të rëndësishme për një nivel të përshtatshëm të energjisë.

Mishi, thjerrëzat, çokollata e zezë, farat e lulediellit dhe farat e susamit janë të pasura me këto minerale. Për absorbimin e mirë të hekurit dhe imunitetin e fortë, marrja e vitaminës C nga agrumet, specat, manaferrat, brokoli dhe majdanozi është gjithashtu e rëndësishme.

Për mëngjes hani ushqime të pasura me karbohidrate komplekse dhe proteina, të tilla si buka, vezë, proshutë, pasi do t'ju japin energji për disa orë.

Nga ana tjetër, shmangni pije të ftohta, bukën e bardhë dhe pastat e ëmbla në mëngjes, pasi këto ushqime vetëm sa do t'ju lodhin më vonë gjatë ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat