Trumza, lufton herpesin, bakteret dhe jo vetëm

Mjekësi alternative

Trumza, lufton herpesin, bakteret dhe jo vetëm

Më: 10 prill 2019 Në ora: 15:18
Trumza

Trumza është një bimë terapeutike e fuqishme, e cila mund të përmirësojë shëndetin tonë të përgjithshëm dhe të ofrojë përfitime të shumta falë përmbajtjes së saj të lartë minerale, siç është kalciumi, hekuri dhe kaliumi dhe në sajë të veprimit të saj të madh antioksidues.

Ajo rregullon presionin e gjakut, lehtëson kollën dhe bronkitin, stimulon prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, lehtëson lodhjen kronike, astmën, dhimbjen e fytit, laringit, marramendjen dhe simptomat e lupusit, fibromialgjisë, artritit reumatoid dhe probleme tiroide.

Mund të shtohet në ushqimet tona, ose mund ta përgatitni një infuzion duke ndjekur një recetë shumë të thjeshtë: keni nevojë për një grusht trumbi (të freskët ose të tharë), 250 ml ujë dhe një lugë çaji mjaltë.

Hidhni ujë në një enë, hiqeni nga sobë dhe shtoni trumzë për rreth 6-7 minuta. Ëmbëlsojeni me mjaltë dhe pijeni një herë në ditë. Ju mund të jeni të sigurt për të, përfitimet për trupin tuaj janë të garantuara!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat