Këshillat e ekspertëve: Si të forcojmë sistemin imunitar

Mjekësi alternative

Këshillat e ekspertëve: Si të forcojmë sistemin imunitar

Më: 24 prill 2019 Në ora: 12:56
E para është vaksinohuni! Vaksinat trajnojnë trupin që të njohin viruset dhe bakteret dhe të luftojnë kundër tyre.

Të gjithë kanë një mënyrë të ndryshme të forcojnë sistemin imunitar. Disa bëjnë be për vitaminën C. Të tjerë besojnë tek vajrat esenciale apo se loja edhe në pisllëk ndihmon.

Disa prindër besojnë në anën tjetër se ekspozimi i fëmijëve ndaj sëmundjeve infektive forcon sistemin imun. Por, a funksionon ndonjë prej këtyre metodave? Ekspertët, në anën tjetër, kanë disa këshilla:

E para është vaksinohuni! Vaksinat trajnojnë trupin që të njohin viruset dhe bakteret dhe të luftojnë kundër tyre.

E dyta është: lejojini fëmijët të luajnë edhe në pisllëk. Kur ata e bëjnë këtë, ndeshen me antigjenet, që janë substanca bazë që nxisin reagimin imun. Ekspertët thonë se ambientet gjithnjë e më higjenike përreth fëmijëve tani janë bërë shumë sterile dhe sistemet imunitare nuk ngacmohen sa duhet për tu zhvilluar në mënyrë që të dallojnë mikrobet e mira nga ato të këqia. Ekspozimi ndaj një varieteti të gjerë mikrobesh, ndihmon sistemin imunitar të reagojë më mirë ndaj substancave të huaja.

Këshilla e radhës është dietë e shëndetshme dhe stërvitje. Nëse të tre këta faktorë janë të pranishëm, sistemi imunitar është më i fortë. Ekspertët këshillojnë që fëmijët e pavaksinuar nuk duhen ekspozuar ndaj sëmundjeve. Po ashtu, vitamina C nuk duhet mbivlerësuar pasi nuk ka prova që ajo forcon imunitetin. Ky besim, thonë ata, rrjedh nga një studim i vjetëruar. Edhe sapuni antibakterial nuk duhet përdorur shumë e po ashtu, edhe vajrat esenciale nuk kanë një rol të rëndësishëm tek imuniteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat