Arrat e gjelbra dhe mjalti, ilaçi më i mirë për shëndetin tuaj - Bota Sot
Arrat e gjelbra dhe mjalti, ilaçi më i mirë për shëndetin tuaj

Mjekësi alternative

Arrat e gjelbra dhe mjalti, ilaçi më i mirë për shëndetin tuaj

Më: 19 maj 2019 Në ora: 16:51
Ilustrim

Ky shurup është gjithashtu i dobishëm për gjëndrën e tiroides dhe funksionet e saj, sëmundjet e fytit dhe rrugëve të frymëmarrjes. Shurupi vlen sidomos për bronkitin. Gjithashtu përmirëson sistemin imunitar, lehtëson problemet e shkaktuara nga menopauza, obeziteti dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes

Në treg kanë dalë arrat e gjelbra të pabëra të cilat ofrojnë vlera vërtet të rëndësishme për shëndetin. Nëse bashkoni arrat e gjelbra me mjaltë, ju arrini të përgatisni një shurup me vlera të mirëfillta shëndetësore. Ky kombinim i fuqishëm krijon mirëqenie fizike dhe energjike. Ai rrit aktivitetin hormonal, ka efekt pozitiv dhe ndihmon fort për problemet e tiroides, rikthen qelizat dhe neutralizon helmet në organizëm. Arrat e gjelbra të freskëta përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës C, jodit dhe shumë vitamina të tjera.

Me arrat e gjelbra të pabëra përgatitet një shurup mirëbërës me mjaltë që vlen për personat me probleme tek tiroidet. Gjithashtu ky kombinim i vlerave të arrave të pabëra u serviret edhe fëmijëve me fizik të dobët dhe me imunitet të ulët. Një tjetër përdorim shurupi me arra të gjelbra të pabëra me mjaltë, ka edhe tek personat anemikë. Kur kombinohen me mjaltë, arrat e gjelbra të pabëra kanë efekt pozitiv në rastin e anemisë dhe nxisin pastrimin e mëlçisë, stomakut dhe gjakut.

Ky shurup është gjithashtu i dobishëm për gjëndrën e tiroides dhe funksionet e saj, sëmundjet e fytit dhe rrugëve të frymëmarrjes. Shurupi vlen sidomos për bronkitin. Gjithashtu përmirëson sistemin imunitar, lehtëson problemet e shkaktuara nga menopauza, obeziteti dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes.

Si ta përgatisni shurupin me arra të gjelbra të pabëra:

PËRBËRËSIT:

40 arra të gjelbra të freskëta

1 kg mjaltë cilësor

Përdorni doreza kur prisni arrat e reja në mënyrë që të mos ngjyrosni gishtat.

PËRGATITJA. Lani mirë arrat e reja. Më pas thajini dhe pritini në katër pjesë. Vendosini të gjitha pjesët e prera në një enë të madhe xhami dhe shtoni mjaltin. Mbylleni enën mirë dhe lëreni në një vend me diell për 1 muaj. Tundeni dhe kthejeni enën kokëposhtë një herë në javë. Arrat do të çlirojnë përmbajtjen e tyre shëruese duke i dhënë mjaltit një ngjyrë të errët. Madje trashësia e mjaltit do të hollohet. Sapo të përfundojë periudha prej 1 muaj, ju duhet t’i hiqni pjesët e arrave nga ena. Lëngu që përftohet është shërim për organizmin. Ruajeni shurupin në një zonë të errët dhe të freskët. Gjatë ditëve të nxehta, mund ta ruani edhe në frigorifer por jo në ngrirje.

KONSUMIMI.

Doza për të rriturit është një lugë çaj në ditë, mundësisht në mëngjes në stomak bosh. Për fëmijët mbi 5 vjeç deri në 10 vjeç mund të përdorni gjysmën e dozës së të rriturve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...