Përfitimet që merr trupi nga konsumimi i ujit me shafran dhe limon

Mjekësi alternative

Përfitimet që merr trupi nga konsumimi i ujit me shafran dhe limon

Më: 25 maj 2019 Në ora: 11:03
Ilustrim

Ta mbash trupin të hidratuar është e domosdoshme për të siguruar funksionin optimal të tij. Megjithatë, nëse e pasuroni ujin me limon dhe shafran, atëherë ju në mënyrë drastike do t’i rritni përfitimet e konsumimit të ujit.

Nevojat tona të ujit mund të varen nga klima dhe niveli i aktivitetit, por rregulli është që duhet të pini 8 gota çdo ditë. Nëse i shtoni shafran dhe limon ujit dhe e konsumoni rregullisht, ju do ta përmirësoni shëndetin në shumë mënyra.

Në mjekësinë popullore, shafrani përdoret si antoksidant i fuqishëm që lufton radikalet e lira që shkaktojnë kancer, si antiseptik dhe si antipezmatues natyral. Gjithashtu shafrani është edhe një produkt i njohur në kuzhinën indiane dhe sapo ta përfshini në dietë, menjëherë do të bini në dashuri me aromën e veçantë që ka.

Shafrani ndër të tjera është agjent i fuqishëm antikanceroz, antibakterial dhe antiviral dhe ka dëshmuar se trajton shumë sëmundje, duke filluar nga aknet, problemet e lëkurës, problemet me tretjen, diabetin dhe kolesterolin e lartë. Ndër të tjera parandalon sëmundjen e Alzheimer-it, demencën, humbjen e memories dhe depresionin.

Nga ana tjetër, limonët janë frutat më të shëndetshme në planet sepse janë të mbushura me vitaminë C, fibra, kalium, kalcium, vitaminë B6, fosfor, acid pantotenik, etj.

Nivelet e larta të acidit citrik që gjenden në limon zgjidhin problemet e tretjes, ndërkaq vitamina C zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, osteoporozës, promovon humbjen e peshës, etj. Limonët neutralizojnë aciditetin në trup, forcojnë sistemin imunitar, ju mbushin me energji dhe ju përmirësojnë funksionin mendor.

Në mënyrë që t’i merrni të gjitha përfitimet e limonit dhe shafranit, shtoni një lugë çaji shafran dhe lëngun e gjysmë limoni të shtrydhur në një gote me ujë, pastaj pijeni atë përgjatë ditës. Për t’ia përmirësuar shijen mund të shtoni edhe mjaltë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat