Jogurti ndihmon kundër kancerit në zorrën e trashë

Mjekësi alternative

Jogurti ndihmon kundër kancerit në zorrën e trashë

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 23:44
Ilustrim

Meshkujt që pinë jogurt dy herë në javë kanë 26 për qind rrezik më të ulët për të zhvilluar kancer në zorrën e trashë.

Megjithatë, studiuesit nuk gjetën të njëjtin përfitim për gratë. "Këto të dhëna tregojnë se karakteristikat e caktuara të jogurtit, të tilla si roli i tij potencial në ndryshimin e baktereve natyrore në zorrët tona, mund të kenë një efekt parandalues në kushte të tilla si kanceri", tha studiuesi Andrew Chan.

Megjithatë, studiuesit kanë paralajmëruar se studimi nuk provon se jogurti e parandalon vetë kancerin e zorrës së trashë, por vetëm mund të ndihmojë në luftimin e kësaj sëmundjeje të keqe, transmeton KosovaPress. 

Në mënyrë të veçantë, rezultatet sugjerojnë se Lactobacillus bulgaricus dhe Streptococcus thermophilus, dy lloje të baktereve të mira që zakonisht gjenden në jogurt, mund të zvogëlojnë praninë e faktorëve që shkaktojnë kancerin e zorrës së trashë. 

Hulumtuesit gjithashtu thonë se jogurti mund të zvogëlojë acidin në zorrë, duke krijuar një mjedis "mikpritës" për bakteret e dobishme. 

Përveç kësaj, ai mund të ndihmojë në luftën kundër inflamacionit, duke ndihmuar në reduktimin e rrezikut të kancerit. 

Ekipi i Chan, megjithatë, nuk gjeti një lidhje të rëndësishme ndërmjet konsumimit të jogurtit dhe uljes së rrezikut nga krijimi i kancerit të zorrës së trashë te femrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat