Bimët që ju ndihmojnë për trajtimin e kisteve në mënyrë natyrale

Mjekësi alternative

Bimët që ju ndihmojnë për trajtimin e kisteve në mënyrë natyrale

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 17:55
Ilustrim

Infeksionet e fshikëzës janë të përhapura, veçanërisht në mesin e grave. Kruajtjet, djegia, dhimbja dhe urinimi i shpeshtë janë disa nga simptomat e shkaktuara nga kistet. Në disa raste, infeksioni bëhet kronik dhe bakteret bëhen rezistent ndaj trajtimeve.

Mënyra e parë është higjiena e mirë dhe rritja e konsumit të ujit për të reduktuar përqendrimin e baktereve përgjegjëse për infeksionin. Më poshtë sugjerojmë disa bimë që bëjnë të mundur trajtimin natyral të kisteve.

Bishtkali. Kjo bimë është diuretike, shëruese, anti-hemorragjike dhe qetëson traktin urinar. Për të marrë përfitimet e tij përgatitni një zierje (një lugë bishtkali me një gotë ujë,  dhe piheni 1 deri në 3 herë në ditë), ekstrakt likuid ose kapsula. Shmangni konsumin në rast të pamjaftueshmërisë renale, kapsllëkut apo shtatzënisë.

Trëndafil i egër. Është një nga bimët më efektive kundër infeksioneve të traktit urinar, falë pronave antiseptike dhe antibiotike. Për të shijuar përfitimet e tij, mund të përgatitni një zierje (një lugë gjelle trëndafil i egër për një gotë uji) dhe piheni 1 deri në 3 herë në ditë. Mos e konsumoni më shumë se 15 ditë rresht.

Boronicë. Studime të ndryshme kanë treguar efektivitetin e saj kundër infeksioneve urinare. Boronica shmang ngjitjen e baktereve në muret e traktit urinar, duke lehtësuar dëbimin e tyre. Sugjerohet konsumimi i lëngut të koncentruar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat