Për personat që kanë puçrra, dielli nuk bën mirë

Mjekësi alternative

Për personat që kanë puçrra, dielli nuk bën mirë

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 14:39
ilustrim

Ekspozimi ynë në rrezet e diellit është mjaft i rëndësishëm, por aktiviteti i gjëndrave yndyrore të nxitura dhe temperatura e lartë që prodhojnë më shumë sebum, përkeqësojnë aknet.

Sigurisht që disa rreze mund të jenë të mira për pak kohë, falë aksionit të tyre antiseptik, por bëhet fjalë vetëm për një periudhë të shkurtër.

Por, duke marrë masat e duhura mbrojtëse, ne jemi në gjendje të minimizojmë efektet negative të rrezeve të diellit.

Kontrolli i yndyrës së fytyrës

Temperaturat e larta dhe lagështia, rritin prodhimin e yndyrës, e cila mund të mbahet nën kontroll me anë të larjes së fytyrës dy herë në ditë. Nëse lëkura juaj është shumë e yndyrosur, atëherë mund të bëhet edhe një pastrim në mesditë.

Por nuk duhet bërë zakon një pastrim i shpeshtë, sepse mund të dëmtojë barrierat mbrojtëse të lëkurës duke shkaktuar një tharje të tejskajshme dhe irritim të saj, gjë që mund të përkeqësojë shpërthimin e puçrrave.

Përdorni një losion zbutës

Një zgjidhje do te ishte zëvendësimi i kremit zbutës me losion zbutës. Duke bërë zgjedhjen e duhur të zbutësit, arrihet të mbahet nën kontroll trajtimi i puçrrave tek lëkurat e thata dhe delikate.

Krem mbrojtës kundër diellit

Në shumë raste nxirja nuk është e shëndetshme për lëkurën e fytyrës me puçrra. Nxirja e tepruar shkakton një plakje të parakohshme të lëkurës dhe mund të ketë predispozita edhe për kancer të lëkurës. Rekomandohet të përdoret krem me SPF të paktën, 15 por më e mira është të jetë tek SPF 50.

Mund të përdoret edhe krem dielli i ngjyrosur (që zgjidhet në bazë të ngjyrës së lëkurës), i cili jep një mbulim të mirë të puçrrave pa pasur nevojë për preparate të tjera. Kjo është një zgjidhje e mirë sidomos për meshkujt të cilët duan të qetësojnë skuqjen e bezdisshme që krijojnë puçrra.

Gjithnjë duhet të mbuloheni me ndonjë gjë të hollë dhe të mos kaloni shumë orë në diell.

Larje pas djersitjes

Djersa mund te irritojë puçrrat. Rekomandohet larje pas punës apo pasi të jeni djersitur. Mund të përdorni një pastrues me përmbajtje acid salicilik, nëse keni pika të zeza ose me benzyl peroksid kur keni puçrra të inflamuara. Sa më shpejt të largoni djersë, aq më shumë ndihmoni në zvogëlimin e shpërthimeve të puçrrave.

Gjate verës, mund të jeni të prirur për t’u prekur nga aknet mekanike. Këto akne, zhvillohen kur lëkura i nënshtrohet një nxehtësie të tepërt, kjo gjithashtu e kombinuar edhe me fërkimin e rrobave ose të pajisjeve të tjera (psh sportive) që njeriu mban veshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat