Përfitimet që i sjell shëndetit konsumimi i bamjeve

Mjekësi alternative

Përfitimet që i sjell shëndetit konsumimi i bamjeve

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 16:42
Ilustrim

Bamjet janë perimet e sezonit. Ato janë një burim i mirë i mineraleve, vitaminave dhe fibrave. Lëngu karakteristik që përmbajnë mund të përdoret edhe për salcat e trasha. Bamja konsiderohet si perime të cilën ose e dashuron ose e urren, nuk ka rrugë të mesme.

Ajo ofron një gamë të gjerë të përfitimeve shëndetësore. Bamja është një perime me ngjyrë të gjelbër, në formën e gishtave, me një lëng karakteristik të trashë. Përmban fibra, folatë, vitaminë K, A, B6, C, acid folik, kalcium, zink. Përmbajtja e saj ushqyese ndihmon në shëndetin e zemrës, forcimin e kockave dhe mbrojtjen nga kanceri.

-Ushqimi me bazë bamjesh këshillohet për gratë shtatzëna, për shkak të acidit folik që ka në përbërje. Acidi folik është jetik në zhvillimin e fëmijës mes javës së 4 dhe 12.

-Fibra që gjendet tek bamjet ndihmon në stabilizimin e nivelit të glukozës dhe kolesterolit, forcon strukturën e enëve të gjakut dhe eviton shfaqjen e akneve në fytyrë.

-Kaliumi dhe kalciumi që përmbajnë bamjet janë të nevojshme për shëndetin e mirë të zemrës dhe qarkullimin normal të gjakut.

-Një filxhan bamje përmban 0.45 mg hekur i cili ndihmon në prodhimin e hemoglobinës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat