Shpesh e neglizhoni, por ky produkt ka përfitime të shumta për shëndetin

Mjekësi alternative

Shpesh e neglizhoni, por ky produkt ka përfitime të shumta për shëndetin

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 07:36
Ilustrim

Hirra është produkti i lëngshëm ku mbahet djathi, në mënyrë që të mos zbutet.

Përbërja dhe cilësitë e hirrës janë të varura nga teknologjia e prodhimit të djathit dhe cilësia e qumështit të përdorur.

Studimet kanë treguar se që në lashtësi, hirra është përdorur për kurimin e disa sëmundjeve, të tilla si tuberkulozi, probleme të aparatit tretës apo dhe lëkurës.

Me zhvillimin e teknologjisë ushqimore dhe njëkohësisht ndërgjegjësimin për produkte të shëndetshme dhe më pak të përpunuara, hirra është vendosur në qendër të vëmendjes si një produkt që premton në aspektin cilësor dhe padyshim ekonomik.

Eshtë një produkt i pasur me vitamina kryesisht ato të grupit B, veçanërisht B2 e cila është përgjegjëse për ngjyrën karakteristike të verdhë në nuancë jeshile të hapur.

Vitamina B2 ka një rol tepër të rëndësishëm në metabolizmin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave në organizëm.

Duke qenë një produkt me elementë të shumtë ushqyes është i rekomandueshëm për të gjitha grupmoshat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat