Pse ndiheni të fryrë pasi hani dhe si mund ta trajtoni këtë problem në kushte shtëpie

Mjekësi alternative

Pse ndiheni të fryrë pasi hani dhe si mund ta trajtoni këtë problem në kushte shtëpie

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 07:17
Foto

Ndjesia e fryerjes pas një vakti me ushqime të bollshme është normale dhe nuk do të thotë që keni ndonjë problem shëndetësor. Mirëpo shumica prej nesh brengosemi për fryerjen e barkut nga ana estetike. Gjithsesi me anë të disa këshillave ju mund ta parandaloni këtë problem.

Disa nga mënyrat më të lehta për ta shmangur fryerjen dhe gazrat pas ushqimit janë:

Mos konsumoni fasule- Nëse keni shumë problem me gazrat dhe fryerjen duhet ta shmangni konsumimin e fasuleve dhe disa produkteve të tjera që përmbajnë sasi të lartë të fibrave.

Mos konsumoni ushqime që kanë shumë yndyrë- Të gjitha ushqimet që përmbajnë shumë yndyrë mund të jenë arsyeja që barku ju fryhet gjithmonë pasi të hani.

Bëni testin e intolerancës ushqimore- Nëse dëshironi të siguroheni se cilat ushqime saktësisht po ua fryejnë barkun atëherë, këshillohet të bëni testin e intolerancës. Ky test përcakton ushqimet që organizmi juaj e ka të vështirë t’I tretë.

Mos hani  camcakëz- Sipas ekspertëve, nëse hani shumë camcakëz atëherë ju do të gëlltisni shumë ajër, dhe ajri në zorrët tuaja është shkaku kryesor që ju jeni duke pasur gazra.

Gjithashtu duhet të keni parasysh shmangien e pijeve me gaz, ecjen apo vrapin, përdorni xhenxhefil, përdorni sodë buke dhe mos flini menjëherë pas ushqimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat