Zbuloni çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni një kastravec në ditë

Mjekësi alternative

Zbuloni çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni një kastravec në ditë

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 16:14
Ilustrim

Konsumimi i kastravecit ju sjell shumë përfitime shëndetësore që ndoshta nuk i kini dëgjuar më parë. Mësoni disa nga përfitimet që merrni nëse konsumoni një të tillë në ditë.

Dieta që iu ndihmon të parandaloni kancerin, diabetin dhe iu bën të humbni peshë

Hidratim shtesë- Është i njohur për sasinë e lartë të përqindjes së ujit në të. Uji pastron trupin dhe largon toksinat. Ju merrni 40% të konsumit të përgjithshëm të ujit nga ushqimet. Ai është i përbërë në masën 95 % nga ujë. Pra nëse ju hani një kastravec në ditë, kini ngrënë dhe kini pirë në të njëjtën kohë.

Ka pak kalori- Kastravecët janë të pakët në kalori dhe përmbajnë afro 15-17 kalori. Veç kësaj ai është i pasur në vlera ushqyese si fibra, proteina, vitaminë C, K, mangan, hekur, zink dhe magnez. Pjesa më e madhe e lëndëve ushqyese, fibrat gjenden në pjesën e jashtme të lëkurës.

Sheqer i ulët në gjak- Kastraveci përmban disa anti-oksidantë që reduktojnë stresin oksidativ duke ndihmuar në uljen e nivelit të kolesterolit të keq deh sheqerit në gjak.

Ul nivelin e stresit- Është i njohur si përdorues për uljen e nivelit të ankthit

Përmirëson tretjen- Siç u përmend në fillim të këtij artikulli, kastravecat përmbajnë nivele të larta të ujit dhe fibrave. Së bashku, këto dy lëndë ushqyese thelbësore ndihmojnë në lëvizjen e ushqimit në trupin tuaj, duke promovuar bakteret e mira në zorrë që të rregullojnë lëvizjen e zorrëve dhe duke parandaluar kapsllëkun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat