Përbërësit natyralë që ju nevojiten për të humbur peshë shpejt dhe natyrshëm

Mjekësi alternative

Përbërësit natyralë që ju nevojiten për të humbur peshë shpejt dhe natyrshëm

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 23:13
Ilustrim

A e dini se ekziston një metodë efektive për të humbur peshë shpejt dhe në një mënyrë krejtësisht natyrale? Këtë gjë mund ta bëni falë  një smoothie të bërë me vetëm 3 përbërës.

Cili është sekreti i suksesit? Kombinimi! Limoni, molla dhe tërshëra të kombinuara së bashku promovojnë humbje peshe në mënyrë të menjëhershme. E gjithë kjo ndodh për faktin se këta tre përbërës alkalizojnë trupin, eliminojnë kolesterolin, largojnë toksinat dhe sigurojnë mbrojtje nga goditja dhe sulmi në zemër.

Për përgatitjen e smoothie-t që do t’ju ndihmojë të humbni peshë menjëherë, t’ju duhet:

125 g tërshërë

1.2 litra ujë mineral

1 limon

2 mollë jeshile

Ja si ta përgatisni:

Pritini mollët në copa të vogla, hidhini në blender së bashku me ujin. Shtoni tërshërën dhe përziejini të gjithë së bashku derisa përzierja të jetë homogjene. Hidheni masën e përftuar në një enë dhe shtoni lëngun e një limoni dhe konsumojeni. Nëse është e mundur, para se të flini.

Konsumojeni çdo ditë, për të paktën shtatë ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat