“Magjia e arrave” në shëndetin e njeriut, njihuni me përfitimet e saj

Mjekësi alternative

“Magjia e arrave” në shëndetin e njeriut, njihuni me përfitimet e saj

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 09:15
Ilustrim

Arra janë një ushqim shumë popullor. Janë të shijshme dhe mund të jenë përbërëse e të gjitha llojeve të dietave.

Pavarësisht se janë të pasura me shumë yndyrë, ato gjithashtu kanë një numër të madh përfitimesh për shëndetin tuaj (dhe peshën).

Arrat janë ndër frutat më të shëndetshme edhe pse nuk janë shumë të ëmbla. Disa nga përfitimet po ja u paraqesim më poshtë:

Përmirësimi i shëndetit të trurit- Yndyrërat omega-3 ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes dhe parandalimin e çrregullimeve të lidhura me moshën. Nivelet e larta të omega-3 mund të zvogëlojnë rrezikun e demencës, sëmundjes Alzheimer dhe dëmtimeve të tjera .

Përmirësimi i zemrës- Përfitimet shëndetësore të arra përfshijnë përmirësimin e shëndetit të zemrës. Studimet kanë treguar një lidhje mes konsumit të arrave dhe përmirësimit të shëndetit të zemrës. Yndyrnat e shëndetshme punojnë për të mbajtur arteriet e pastra, për të përmirësuar qarkullimin, për të ulur inflamacionin dhe për të balancuar nivelet e kolesterolit.

Ndihmoni parandalimin e kancerit- Antioksidantë polyphenol të gjendura tek arrat ndihmojnë në luftimin e inflamacionit dhe forcimin e sistemit imunitar për të parandaluar formimin e qelizave kanceroze.

Përfitime të tjera

Arra  ndihmon të humbisni peshë.

Arrat ndihmojnë në uljen e kolesterolit.

Arrat janë të dobishme për Diabetin e Tipit 2 dhe Sindromën Metabolike.

Arra mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat