Kombinimi perfekt që largon yndyrat e barkut dhe ju ndihmon të dobësoheni - Bota Sot
Kombinimi perfekt që largon yndyrat e barkut dhe ju ndihmon të dobësoheni

Mjekësi alternative

Kombinimi perfekt që largon yndyrat e barkut dhe ju ndihmon të dobësoheni

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 10:18
Ilustrim

Një lëng i shijshëm me banane mund t’ju ndihmojë të ktheheni në peshën normale trupore në çdo moment. Kjo sepse banania është një burim i mirë kaliumi, fibrash dhe antioksidantësh, që përmban edhe sheqer natyral i cili i jep energji trupit dhe e ushqen në mënyrë korrekte.

Rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe përmirëson sistemin e tretjes. Ndihmon edhe në absorbimin e nutrientëve nga ushqimet. Në të njëjtën mënyrë, xhinxheri përshpejton metabolizmin dhe ruan ndjesinë e ngopjes.

Përgatiteni  këtë lëng special sipas mënyrës më poshtë: 1 lugë gjelle xhinxher i grirë, 1 banane e pjekur mire, 1 gotë boronica (të freskëta ose të ngrira), 2 lugë gjelle fara lini, gjysmë filxhani spinaq, disa kuba akulli.

Përgatitja:

Hidhni boronicat dhe bananen në frulator, më pas shtoni xhinxherin, spinaqin dhe farat e linit. Frulojini derisa të merrni një përbërje të lëngshme, homogjene dhe më pas shtoni gjysmë gote ujë të ftohtë nëse dëshironi. Përfundoni përzierjen dhe sapo keni krijuar një lëng të mrekullueshëm ushqyes.Mund ta pini çdo mëngjes dhe në pak ditë do të humbisni 1-3 kile.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...