Dy thelpinj hudhra në ditë – Tre përfitime direkte në organizëm

Mjekësi alternative

Dy thelpinj hudhra në ditë – Tre përfitime direkte në organizëm

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 07:44
Ilustrim

Hudhra është përdorur prej shekujsh si një përbërës të fuqishëm kundër mikrobeve.

Hudhra është një burim natyral i shumë ushqyesve të domosdoshëm për shëndetin e organizmit.

Ajo ndihmon në mirëmbajtjen e funksionit dhe shëndetit të zemrës.

Hudhra pakëson gjasat e shfaqjes së tumoreve dhe lufton infeksionet.

Vlerat më të mira, hudhra i ofron nëse konsumohet e gjallë, sepse gatimi tjetërson të gjithë përbërësit mirëbërës të kësaj barishteje.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e të paktën 2 thelpinjve në ditë që të merrni përfitime të mëdha.

Për një zemër të fortë

Kjo barishte i bën mirë zemrës. Ajo ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit.

Për më tepër, hudhra pakëson rrezikun e artereosklerozës dhe ndihmon në funksionimin e enëve të gjakut.

Qelizat e dëmshme

Përbërës të shumtë të hudhrës siç janë alicina, ajoena dhe trisulfidet ju mbrojnë nga radikalet e lira që dëmtojnë qelizat.

Alicina pengon rritjen e qelizave kancerogjene ndërsa dy përbërësit e tjerë shkatërrojnë ato të formuara dhe zhvilluara në organizëm.

Përveç kësaj, hudhra ndihmon në detoksifikimin e qelizave dhe shërben si antioksidant.

Kundër infeksioneve

Hudhra është përdorur prej shekujsh si një përbërës të fuqishëm kundër mikrobeve.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org alicina tek kjo bimë është përbërësi kryesor që e ndihmon trupin të largojë bakteret siç është salmonela, E.coli dhe stafilokoku.

Hudhra një është bakterial aq i fuqishëm sa arrin të zbrapsë edhe baktere kokëforta që i rezistojnë disa antibiotikëve.

Hani më shumë hudhër

Hudhra është një përbërës që nuk mund të mungojë në shumë gatime, që nga salca e makaronave deri tek mishi apo sallatat.

Ka disa sallata e salca që kërkojnë si përbërës hudhrën e pagatuar.

AgroWeb.org ju sugjeron të përgatisni një salcë të shijshme me avokado, hudhër, vaj ulliri, limon jeshil, kripë e piper.

Hudhrën e gjallë mund ta përdorni edhe në purenë e patateve.

Atë mund ta grini hollë, ta shtypni për të çliruar alicinën dhe ta shtoni në sallata apo supat me domate si dhe karrota.

Sigurohuni që të konsumoni të paktën dy thelpinj hudhër në ditë nëpërmjet recetave të larmishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat