Pija magjike që djeg dhjamin shpejt dhe lufton kancerin

Mjekësi alternative

Pija magjike që djeg dhjamin shpejt dhe lufton kancerin

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 11:52
Ilustrim

Çaji ‘matcha’ konsiderohet si një prej llojeve më të fuqishme të çajit të gjelbër që ekziston. Ka origjinën në Japoni dhe është përdorur në lindjen e largët me mijëra vjet.

Ky çaj i mahnitshëm bëhet nga gjethet e reja të pluhurosura të Camellias. Pluhuri delikat ruhet në një vend të sigurt nga oksigjeni dhe drita në mënyrë që ta ruajë ngjyrën e mahnitshme dhe përbërjen e lartë me antioksidantë.

Vetëm një gotë e çajit matcha sjell shumë përfitime shëndetësore.

Shpejton metabolizmin- Çaji matcha e shpejton metabolizmin dhe ndihmon në humbjen e peshës. Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit që e konsumojnë këtë çaj në baza të rregullta ditore faktikisht humbin peshë 25% më shpejt sesa ata që nuk e konsumojnë. Çaji nuk ka efekte anësore, që nënkupton se nuk duhet të frikësoheni për shtypjen e gjakut apo pulsin e zemrës.

Lufton kancerin- Çaji është i mbushur me antioksidantë tejet të fuqishëm. Njëri nga antioksidantët që gjendet në këtë çaj ka veti të forta anti-kanceroze. Sipas ekspertëve, ky çaj japonez përmban rreth 100-fish më shumë mbrojtës natyralë sesa çdo çaj komercial që shitet në dyqane.

Rrit energjinë- Sikurse me çdo çaj tjetër të gjelbër, edhe matcha përmban kafeinë, transmeton Telegrafi. Një gotë e këtij çaji jua mirëmban nivelet e energjisë për orë të tëra.

Parandalon plakjen e parakohshme- Falë përbërjes që e ka me antioksidantë të shumtë, çaji e parandalon plakjen e parakohshme duke ju mbrojtur nga rrezatimet ultravjollcë dhe sëmundjet e lëkurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat