Si të eliminoni fryrjen e stomakut

Mjekësi alternative

Si të eliminoni fryrjen e stomakut

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Fryrja e stomakut është diçka që ndodh shumë shpesh dhe shkaktari kryesorë është ushqimi. Ushqime të caktuara, shkaktojnë gazra dhe akumulim të lëngjeve gjë që bën stomakun të duket i fryrë dhe më i madh.

Këshilla se si të eliminoni fryrjen e stomakut

Fryrja zakonisht ndodh pas akumulimit të gazrave të tepërt në stomak dhe në zorrë. Mënyra më e mirë e largimit të fryrjes është përcaktimi i shkaqeve që kryesisht janë: problemet me tretjen dhe ushqyerja.

Ecja

Aktiviteti fizik vendos zorrët në lëvizje dhe rrjedhimisht ndihmon në çlirimin e gazrave të akumuluar në stomak. Gjithashtu, ecja funksionon edhe kundër konstipacionit.

Më shumë ujë

Ekspertët rekomandojnë zëvendësimin e pijeve të gazuar me ujë. Pijet e gazuara, shkaktojnë shumë fryrje në stomak dhe për më tepër janë të pasura me sheqer.

Ushqyerja e rregullt

Njerëzit në të shumtat e rasteve ndihen më të fryrë kur hanë një vakt të rëndë. Kjo mund të shmanget, nëse njeriu konsumon  disa vakte të vogla gjatë ditës të cilat do të mbajnë sistemin tretës në lëvizje.

Fibra në mënyrë graduale

Ngrënia graduale e ushqimeve të pasura me fibra ndihmon në parandalimin e konstipacionit dhe fryrjes. Doza ditore e rekomanduar e fibrës është 25 gramë për gratë  dhe 38 gramë për burrat. Megjithatë duhet të tregoni kujdes me fibrën sepse konsumimi i tepruar i saj mund të shkaktojë më shumë gazra dhe fryrje.

Kujdes me kripën

Kripa e tepërt mund të shkaktojë një akumulim të madh të lëngjeve në trup. Një gjë e tillë do të shkaktojë ënjte dhe fryrje  në stomak, këmbë dhe duar.

Një vizitë tek mjeku

Nuk janë të paktat rastet kur fryrja e stomakut mund të shkaktohet si pasojë e një problemi mjekësor. Në këto probleme mund të përfshihen: Koliti, inflamacioni i zorrëve e të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat