Konsumi i ujit të rëndë ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Mjekësi alternative

Konsumi i ujit të rëndë ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Për të minimizuar rrezikun e sëmundjes së zemrës, si dhe për të parandaluar një sërë problemesh të tjera shëndetësore, uji ideal duhet të përmbajë kalcium dhe magnez të mjaftueshëm për të qenë një ujë mesatarisht i rëndë. Nuk duhet bërë asnjë përpjekje për të eleminuar elementët si bakri dhe hekuri, kur këta elementë janë në sasi të ulta në organizëm do duhet të merren në formë suplementesh.

Ky është një nga përfundimet në të cilat ka arritur Organizata Botërore e Shëndetësisë, në raportin e saj voluminoz “Ushqyesit në ujë të pijshëm”, i cil është një përmbledhje e një sërë studimesh serioze të kryera në të gjitha kontinentet, duke nisur nga Azia, Europa, Afrika e deri në Amerikën e veriut.

Zgjedhja: Ujë i lehtë apo ujë i rëndë, është prej kohësh një nga dilemat më të mëdha për konsumatorët e ujit të pijshëm. Shpesh herë kjo zgjedhje nuk ndikohet në mënyrë logjike nga gjykimi shkencor mbi efektet shëndetësore të ujit, por vetëm nga perceptimi që krijon në mendjen e njerëzve mbiemrat “i lehtë” – “i rëndë”.

Shpesh herë togfjalëshi “ujë i rëndë”, apo “ujë i fortë”, të krijon idenë e një lënde që do të rëndojë stomakun dhe do të jetë i vështirë për t’u absorbuar nga organizmi i njeriut. Por, a është i saktë ky përceptim? A është i bazuar shkencërisht? A është me të vërtetë uji i rëndë, apo uji i fortë i papërshtatshëm për organizmin?

Raporti i OBSH “Ushqyesit në ujë të pijshëm”, vërteton krejt të kundërtën e gjithë hamendësimeve dhe përceptimeve të gabuara që janë krijuar në publik.

Sipas këtij raporti Kalciumi, Natriumi, Kaliumi, Klori, Magnezi, Hekuri, Zinku, Bakri, Cromi, Jodi, Cobalti, Molibdeniumi dhe Seleniumi janë mineralet dhe elektrolitet më të rë rëndësishme që duhet të përmbajë ushqimi ynë i përditshëm dhe po ashtu uji i pijshëm që konsumojmë. Këto janë padyshim elementët më thelbësore për ushqimin, shëndetin dhe mirëqënien e njeriut.

Provat e siguruara nga studimet epidemiologjike sugjerojnë që fortësia e ujit është e lidhur me efektet e dobishme për shëndetin e njeriut. Të dhënat, të cilat mbështeten në studime të kontrollit të rasteve konkrete, vërtetojnë një marrëdhënie kontradiktore mes konsumimit të ujit të rëndë dhe sëmundjeve kardiovaskulare ose cerebrovaskulare. E thënë më thjeshtë, elemenetët përbërës të ujit të rëndë, si magnezi, kalciumi etj. ndikojnë në uljen e rrezikut nga sëmundjet e zemrës.

Kalçiumi

Kalciumi është minerali që gjendet më shumë në trupin e njeriut (1.5-2.0% e peshës trupore), ku 99% është i depozituar në sistemin kockor dhe 1% në lëngun ndërqelizor. Pëpos rolit kryesor në forcimin e kockave, kalciumi është shumë i rëndësishëm për sistemin hormonal, transmetimin nervor, kontraktimin e muskujve, përfshirë këtu mirëfunksionimin e zemrës.

Magnezi

Magnezi është elementi i dytë për nga sasia që gjendet në trup, ku 60-65% e sasisë totale është e depozituar në sistemin kockor. Magneziumi ndikon në më shumë se 300 proçese enzimatike që ndikojnë direkt në metabolizëm. Është thelbësor për mineralizimin dhe zhvillimin e sistemit kockor dhe luan një rol shumë të rëndësishëm në përshkueshmërinë qelizore dhe aftësimin e neurotransmetuesve.

Sodiumi, Potasiumi dhe Klori

Në lëngun ndërqelizor Sodiumi dhe potasiumi janë kationet kryesore ndërsa klori funksionon si anioni kryesor. Këto elektrolite luajnë një rol kryesor në funksionimin e lëngut ndërqelizor, balancimin e ambjentit acid – bazik, transferimin e impluseve nervore dhe kontraktimin e muskujve. Gjithashtu klori është i domosdoshëm për prodhimin e acidit klorhidrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat