Kanella: Çfarë ndodh nëse hani një lugë gjelle në ditë

Mjekësi alternative

Kanella: Çfarë ndodh nëse hani një lugë gjelle në ditë

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 12:50
Ilustrim

Kanella është një nga erëzat më të dashura për shkak të aromës së saj. Për shumë është konsideruar si erëza e përsosur për Krishtlindje dhe nuk është e rrallë të gjesh ëmbëlsira dhe biskota të përgatitura me të, në këtë periudhë të vitit.

Përveç që është e mirë, kanella gjithashtu ka shumë vlera që e bëjnë atë unike dhe të mirë për trupin. Në fakt, duket se vetëm një lugë në ditë mund të bëjë ndryshime, duke sjellë shumë përfitime. Le të zbulojmë cilat janë ato.

Pavarësisht nëse gjendet në gatime apo ëmbëlsira, kanella është një erëz e shëndetshme që ndihmon në ëmbëlsimin e ushqimeve. E përkryer për kapuçino, për kos dhe shkon në mënyrë perfekte me aromën e kafesë. Për këtë arsye, konsumimi i një luge në ditë është më i lehtë nga sa mendoni.

Përfitimet që ajo sjell janë:

Forcon sistemin imunitar

Është një energji natyrore

Rregullon nivelin e sheqerit në gjak

Ndihmon për të mbajtur nën kontroll sheqerin në gjak

Ndihmon në djegien e dhjamit dhe humbjen e peshës

Redukton nevojën për sheqer

Ndihmon për të ulur trigliceridet

Është një ilaç i shkëlqyeshëm kundër të përzierave

Përmirëson tretjen

Zbut dhimbjet e menstruacioneve dhe ato të artritit

Është një qetësues për fytin

Përmirëson kujtesën

Ka veti anti-bakteriale

Sipas disa studimeve ndihmon në parandalimin e disa formave të kancerit

Kujdes: Si çdo ushqim, kanella ka kundërindikacione. Para së gjithash ai përmban nikel, që është arsyeja pse para se ta merrni (veçanërisht nëse jeni alergjik ndaj nikelit) është mirë të kërkoni këshilla nga mjeku juaj. Përdorimi i tij gjithashtu duhet të shmanget nëse keni probleme me mëlçinë. Përdorimi në shtatëzani duhet të jetë i moderuar dhe, në përgjithësi, kanella nuk duhet të përdoret në sasi të tepërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat