Parandalimi i migrenës me anë të ushqimit - Bota Sot
Parandalimi i migrenës me anë të ushqimit

Mjekësi alternative

Parandalimi i migrenës me anë të ushqimit

Më: 20 janar 2020 Në ora: 23:44
Ilustrim

Ushqimet që luftojnë migrenën dhe dhimbjen e kokës bëjini pjesë të regjimit tuaj.

Sigurisht që migrena është e padëshiruar dhe që vështirë shërohet.Ata qe vuajn nga dhimja e kokës e dinë se sa e vështirë është.

Marrja e ilaçeve për të parandaluar dhimbjen ju ndihmon përkohësisht, por dhimbja e kokës mund të kthehet sërisht

Këto janë ushqimet që ju ndihmojnë nëse keni migrenë:

Avokado: Një arsye për të dashur dhe konsumuar më shumë këtë frut,avokado gjithashtu lufton migrenat. I pasur me antioksidantë si lutein dhe zeaxanthin, avokadot jo vetëm që mund të largojnë dhimbjen e kokës tuaj, duke e konsumuar mund t’i mbani larg këto dhimbje të padurueshme.

Fiku: Fruti përmban kalium i cili ndihmon në uljen e inflamacionit dhe mbajtjen larg të dhimbjes.

Salmoni:Në të gjinden plot acide të yndyrave omega-3 dhe vitaminë B-2, konsumimi i salmonit parandalon që trombocitet tuaja të mos grumbullohen, gjë që i bënë dhimbjet e kokës më të shpështa.

Patatet e ëmbla: E pasur me vitaminë C, vitaminë B1 dhe kalium, konsumimi i patateve të ëmbla kur vuani nga një dhimbje koke do të ju qetësojë.

Shalqi dhe karrota: Dehidratimi është një nga shkaqet kryesore të dhimbjes së kokës, sigurohuni që të mbani nën kontroll nivelin e ujit tuaj. Ushqimet që kanë përqindje te madhe të ujit ndidhmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të kokës, andaj shalqiu dhe karrotat janë të preferuara në këto raste.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat