Lehtëson fytin, zhbllokon hundët dhe lehtëson tretjen! Njihuni me vetitë e papara të “ilaçit natyral” të janarit - Bota Sot
Lehtëson fytin, zhbllokon hundët dhe lehtëson tretjen! Njihuni me vetitë e papara të “ilaçit natyral” të janarit

Mjekësi alternative

Lehtëson fytin, zhbllokon hundët dhe lehtëson tretjen! Njihuni me vetitë e papara të “ilaçit natyral” të janarit

Më: 21 janar 2020 Në ora: 14:41
Ilustrim

Limoni është një frut me shumë veti i cili cilësohet si një mjekim i vërtetë natyral, përveçse është një element shumë i rëndësishëm në kuzhinë.

Si lëkura edhe lëngu janë një ilaç më vete, për mirëqenien e trupit tonë. Tek lëngu gjejmë acidin citrik, vitaminën C, acid malik, kripra minerale, oligoelementë dhe ndër të tjera antioksidantë nga më të shëndetshmit në natyrë.

Por nuk mbaron me kaq! Ky frut i mrekullueshëm është shumë i famshëm për vetitë tretëse, por edhe si mbrojtës antitumoral.

Në mëngjes mund ta përdorni si gargarë: Klima e lagësht dhe i ftohti i janarit janë armiku numër një i fytit tonë. Pikërisht në fyt gjejmë mikroorganizmat që i japin jetë patologjive respiratore, aty rriten dhe riprodhohen.

Kështu që lëngu i limonit vjen në ndihmë. Lëngun e limonit përzjejeni me pak ujë dhe bëni gargarë herët në mëngjes, sapo zgjoheni.

Pastron hundën nga mukoza: Përveç përdorimit të lëngut të limonit si gargarë në mëngjes, mund të pini lëngun të limonit të përzjerë me pak ujë të vakët, një lugë mjaltë dhe pak xhinxher, para drekës dhe darkës. Në këtë mënyrë do të pastrohet mukoza e hundëve më shpejtë.

Pas kthimit në shtëpi, banjë për këmbët: Shtrydhni lëngun e një kokrre limoi dhe përzjejeni me pak vaj esencial me ujë të vakët. Futini këmbët në një legen me ujë të vakët me përzjerje dhe masazhojini lehtësisht. Në këtë mënyrë trupi ynë do të mbrohet nga i ftohti, shkruan noa.al.

Para se të flini në formë masazhi: Në mbrëmje lyeni një copë pambuk me dhjetë pika limoni dhe pak vaj ulliri dhe masazhoni shpatullat. Më tej mund të kaloni në kyçe, në mes dhe në këmbë. Në zgjim në sajë të këtij masazhi do të ndiheni më të gatshëm për të përballuar ditën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat