Aloe vera, kura më e mirë për të lehtësuar gastritin - Bota Sot
Aloe vera, kura më e mirë për të lehtësuar gastritin

Mjekësi alternative

Aloe vera, kura më e mirë për të lehtësuar gastritin

Më: 24 janar 2020 Në ora: 13:22
Ilustrim

Urthi dhe aciditeti janë dy simptoma shumë të zakonshme të gastritit, një gjendje shumë e zakonshme, e cila mund të jetë kronike dhe e cila përveç që është e dhimbshme, ndikon negativisht në cilësinë e jetës sonë.

Gastriti mund të shkaktohet nga disa faktorë dhe simptomat e tij mund të përkeqësohen nëse keni zakone të këqija siç janë pirja e pijeve të gazuara ose kafe, nëse jeni mbipeshë ose abuzoni me ushqimet e skuqura ose shumë pikante. Për të trajtuar dhe parandaluar acidin e stomakut dhe gastritin, sugjerohet të shmangni ndryshimet drastike të peshës, të rishikoni dietën tuaj dhe të flini me kokën pak më të ngritur se pjesa tjetër e trupit. Zakonet e këqija si alkooli dhe pirja e duhanit mund të përkeqësojnë simptomat e gastritit.

Aloe vera është padyshim një nga kurat natyrale më efektive për lehtësimin e simptomave të gastritit. Aloe vera trajton mukozën e përflakur të zorrëve, duke bllokuar sintezën e prostaglandinave, acideve të përfshira në proceset e dhimbshme të inflamacionit. Aloe vera ka gjithashtu veti shëruese shumë të dobishme në rast ulçerash.

Kjo bimë e shkëlqyeshme gjithashtu ka veti antibakteriale dhe analgjezike dhe ndihmon në rigjenerimin e mukozave të stomakut dhe zorrëve falë fibrave të kolagjenit. Për të shijuar përfitimet e aloe verës kundër gastritit, përzieni 4 lugë gjelle xhel aloe vera me 250 ml ujë dhe një lugë mjaltë. Lëngu duhet konsumuar para ngrënies.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat