Përparësitë për shkak të të cilave aloe vera do të duhej të jetë edhe suplement juaji

Mjekësi alternative

Përparësitë për shkak të të cilave aloe vera do të duhej të jetë edhe suplement juaji

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Supozojmë që keni dëgjuar për lëngun e aloe verës?

Kjo pije është suplement premtues për të gjithë ata të cilët stërvitin, ndërsa tani do të mësoni përse është kështu.

Kur të dëgjoni që diku të përmendet aloe vera, asociacion i parë me siguri ju janë linjat kozmetike të cilat bazohen në këtë bimë – jo vetëm për shkak që është fjala për substancën natyrore, por edhe për shkak të cilësisë së saj të jashtëzakonshme hidratuese dhe shëruese.

Mirëpo, kjo bimë është dhuratë e natyrës të cilën do të ishte gabim ta përdornim vetëm për qëllime kozmetike.

Për të gjithë ata të cilët e duan sportin dhe përdorin suplemente, ky është propozimi për kalim në preparate më natyrale dhe më vitaminoze, veprimi i të cilave është afatgjatë.

Rekomandohet që lëngu i aloe verës të merret 20 ml para gjumi dhe në mëngjes. Nuk është e nevojshme të konsumohet e izoluar, por mund ta përzieni me pemë të shtrydhura apo me shejkë.

Përparësitë të cilat i ka për sportistët janë këto:

– thartirat yndyrore të cilat i përmban aloe vera zvogëlojnë përqendrimin e sheqerit në gjak dhe lehtësojnë tretjen;

– është e pasur me amino-thartira të cilat ndihmojnë që proteinat të cilat i merrni me ushqim të qëndrojnë në organizëm;

– përmbajtje të lartë të vitaminave A, B dhe C, si edhe minerale siç janë hekuri dhe magnezi;

– balancon florën e zorrëve, ka veprim qetësues në traktin digjestiv;

– është burim i materieve ushqyese të cilat rregullojnë shtypjen e gjakut dhe kolesterinën;

– në aloe verë gjendet edhe glukomanani – fibrahidrosolubile, të cilat ndihmojnë rregullimin e sheqerit në gjak, ndërsa vetvetiu edhe në lukth bymehet, prandaj edhe do të keni ndjenjë më të gjatë të ngopjes dhe për këtë arsye do të pengojë ngrënien e tepërt, ndërsa vetvetiu është përbërës efikas për dieta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat