A ndikon vitamina D në luftën kundër koronavirusit? Shkencëtarët publikojnë detajet e studimit më të fundit

Mjekësi alternative

A ndikon vitamina D në luftën kundër koronavirusit? Shkencëtarët publikojnë detajet e studimit më të fundit

Më: 20 prill 2020 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Koronvirusi është shndërruar qendra e vëmendjes në të gjithë botën, teksa shkencëtarët po përpiqen që të gjejnë mënyrën më të mirë për ta luftuar dhe natyrisht për të gjetur edhe vaksinën e cila parandalon infektimin nga COVID-19.

Mirëpo shkencëtarët po hetojnë një lidhje të mundshme mes shanseve të mbijetesës nga koronavirusi dhe niveleve të vitaminës D.

Një testim dhjetë-javor që përfshin 200 pacientë me Covid-19 në Universitetin e Granadës në Spanjë do të përpiqet të përcaktojë nëse ajo që njihet ndryshe si “vitamina e diellit”, mund të ndihmojë në luftën ndaj sëmundjes.

Vitamina D prodhohet duke ekspozuar lëkurën në diell dhe është thelbësore për një sistem imunitar të shëndetshëm. Një studim i realizuar së fundi nga Trinity College në Dublin zbuloi se tek të rriturit që kishin marrë suplemente të vitaminës D, shkalla e infeksioneve në gjoks ra me 50%. Dr Jenna Maçiochi, nga Universiteti i Sussex-it, tha:

“Nëse keni mungesë të vitaminës D, atëherë gjasat që të merrni një të ftohur janë tre deri në katër herë më të mëdha”.

Me këtë logjikë sipas saj, edhe një infeksion viral i frymëmarrjes si Covid-19 do të ishte më i keq në rastin kur kjo vitaminë mungon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat