Për tretje më të mirë: Çaji i koprës kundër fryrjes

Mjekësi alternative

Për tretje më të mirë: Çaji i koprës kundër fryrjes

Më: 23 prill 2020 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Shumica e njerëzve ankohen që kanë problem me tretjen dhe fryrjen, por edhe me lemzën, të cilat ndonjëherë nuk janë në gjendje të ndërpriten pa marrë parasysh metodat e ndryshme të cilat përdoren

Ithtarët e mjekësisë tradicionale për zgjidhjen e këtyre vështirësive si ilaç ofrojnë koprën, e cila ka aromë dhe shije të këndshme.

Për tretje dhe kundër fryrjes përgatitni përzierje të çajeve prej nga 20 g frutash moraçe, anasoni dhe kumini.

Nga ajo përmbajtje merrni një lugë dhe qiteni në 200 ml ujë të vluar. Enën me çaj menjëherë mbulojeni me kapak, mbajeni 30 minuta në shporet, por nuk bën të vlojë. Pastaj çajin kullojeni dhe pini pas ushqimit.

Për eliminimin e gazrave dhe erës së pakëndshme rekomandohet vaji eterik nga kopra.

Për ta arritur efektin e dëshiruar qitni 10 pika vaj në një kokërr sheqeri dhe hajeni, pastaj pini një gotë ujë.

Kundër erës së keqe mundeni edhe të përtypni koprën.

Për ilaç kundër lemzës qitni katër lugë të vogla fruta apo 2 lugë të vogla kopër të grimcuar të freskët apo të thatë në 250 ml ujë të vluar.

Lëreni të mbuluar me kapak 3 deri në 4 minuta, pastaj kullojeni dhe pini të ëmbëlsuar, kurdo që t’ju shfaqet lemza. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat