Farat e mandarinave/ Ja pse çmohen nga mjekësia popullore

Mjekësi alternative

Farat e mandarinave/ Ja pse çmohen nga mjekësia popullore

Më: 24 prill 2020 Në ora: 08:07
Ilustrim

Mandarinat janë ndër agrumet më të preferuara në vendin tonë, madje edhe prodhimtaria është e lartë. Ato konsiderohen një thesar vlerash, sepse ofrojnë shumë vitaminë C, folat dhe beta karoten. Për më tepër, konsumi i mandarinave ndihmon në parandalimin e diabetit, ishemisë e shumë sëmundjeve të tjera. Përveç frutit dhe lëkurës, farat e kësaj agrumeje konsiderohen të shkëlqyera për shëndetin.

Farat e Mandarinave dhe vlerat potenciale
Antioksidantët
Mandarinat dhe farat e tyre përmbajnë shumë antioksidantë, të cilat ju mbrojnë kundër radikaleve të lira. Këto të fundit prodhohen nga trupi si kundërpërgjigje e ndotjes, radiacionit, tymit të duhanit, etj. Radikalet e lira dëmtojnë qelizat dhe i çelin rrugën një sërë sëmundjesh.

Polifenolët
Polifenolët janë antioksidantë të fuqishëm. Studimet shkencore për sasinë e polifenolëve në agrumet dhe farat e tyre kanë treguar se mandarinat dhe farat e tyre kanë sasinë më të madhe të polifenolëve në krahasim me agrumet e tjera.

Limonoidët
Limonoidët janë përbërës që gjenden tek farat, lëkura dhe fruti. Këto substance pengojnë formimin e qelizave kancerogjene. Limonoidët tek farat ulin edhe kolesterolin e keq.

Farat e Mandarinave në Mjekësinë Popullore
Ekspertët e mjekësisë tradicionale përdorin farat e thata të mandarinës për të rregulluar energjinë trupore dhe larguar dhimbjet e organizmit. Ata shprehen se farat e thata përdoren dhe janë efikase kundër hernies diskale. Mjekët popullorë përdorin zakonisht fara të thata e të bluara.

Niveli i Toksinave tek Farat e Mandarinave
Megjithatë në shumë vende, farat e mandarinës nuk kanë gjetur përdorim të njëjtë dhe mjekët kanë rekomanduar kujdes. Në vendet perëndimore, shkencëtarët besojnë se farat e agrumeve siç janë portokallet, qitro, limonët, limonët jeshilë dhe mandarinat përmbajnë sasi të vogla toksinash. Megjithatë farat e një fruti të vetëm nuk përmbajnë mjaftueshëm toksina sa të shkaktojnë dëm në organizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat