Konsumimi i kafesë mund tl zvogëlojë rreziqet e kancerit të lëkurës

Mjekësi alternative

Konsumimi i kafesë mund tl zvogëlojë rreziqet e kancerit të lëkurës

Më: 19 maj 2020 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

A keni nevojë për një arsyetim tjetër të mirë kur është fjala për kafenë?

Një hulumtim i fundit nga Instituti Nacional i Kancerit ka sugjeruar se konsumimi i kafesë mund t’i zvogëlojë rreziqet e kancerit të lëkurës apo melanomës.

Hulumtimet kanë treguar se konsumuesit e kafesë janë më pak të prirë të diagnostikohen me melanomë të keqe, krahasuar me ata të cilët e shmangin kafenë.

Ata të cilët konsumojnë të paktën katër kafe në ditë kanë 20 për qind rrezik më të vogël për kancer të lëkurës.

Por cila është ndërlidhja mes konsumimit të kafesë dhe zvogëlimit të rrezikut për kancerin e lëkurës?

Hulumtimet, transmeton BW studimin, kanë treguar se kafeja është e mbushur me përbërës si polifenolet dhe kafeina, të cilat ndihmojnë në parandalimin e rritjes së tumorit të nxitur nga UV.

Edhe procesi i pjekjes së kafesë e fillon formimin e vitaminave B të cilat ofrojnë një shtresë mbrojtëse ndaj formimit të tumorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat