Supa e mjekut të njohur Bieler: Zbut inflamacionin, përmirëson kujtesën, eliminon helmet nga trupi!

Mjekësi alternative

Supa e mjekut të njohur Bieler: Zbut inflamacionin, përmirëson kujtesën, eliminon helmet nga trupi!

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 12:43
Foto Ilustrim

Dr. Henry Bieler është vizionar amerikan, mjek dhe autor i librit “Ushqimi është ilaçi më i mirë”, në të cilin thekson metodat e shërimit të sëmundjeve me ushqim

Ai beson që trupi ka aftësi të shërohet vetë.

Supa e tij e famshme është e pasur me kalium, alkalizon trupin dhe stimulon mëlçinë dhe gjëndrat tiroide. Po ashtu, ndihmon pankreasit për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak.

Duke shtuar gjalpin e shkrirë, gjithashtu do të përfitojë shtojca të shumta cilësish shëruese.

Zbutja e inflamacioneve, lyerja e indeve lidhëse, forcimi i imunitetit janë disa nga ato, ndërkaq besohet edhe që përmirëson memorien dhe ndihmon zhvillimin e inteligjencës.

Kjo supë është mënyra më e mirë e detoksikimit të trupit. Supa e Bielerit është mënyra e mirë që të filloni ditën apo mundeni thjesht t‘ia shtoni drekës.

Përbërësit: 4 kungulleshka, të copëtuara, 3 gota borania, 2 kërcej selino, të copëtuara, 2 pjesë majdanoz, 250 ml ujë të filtruar, kripë deti sipas shijes.

Përgatitja: Derdheni ujin, hidhini kungulleshkat, boranitë dhe selinon në enë. Lini ujin të vlojë, pakësoni temperaturën dhe e lini të vlojë për 30 minuta, derisa perimet të zbuten dhe të bëhen të lëngshme.

Hidhni më pas përzierjen në blender dhe ia shtoni një grusht majdanoz dhe ujë. Shtypni perimet dhe i përzieni mirë. Sipas shijes, i shtoni kripë dhe, supa është e gatshme për ta konsumuar.

Nëse është e mundshme, gjithmonë përdorni perime organike. Mund të shtoni më shumë kungullesha në vend të bishtajave dhe anasjelltas.

Sipas shijes, mund të bëni supë të dendur apo të hollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat