Ilaç i magjishëm i natyrës: Kjo bimë me siguri pastron mushkëritë, shëron gastritin, qetëson inflamacionin e lukthit dhe fshikëzën! - Bota Sot
Ilaç i magjishëm i natyrës: Kjo bimë me siguri pastron mushkëritë, shëron gastritin, qetëson inflamacionin e lukthit dhe fshikëzën!

Mjekësi alternative

Ilaç i magjishëm i natyrës: Kjo bimë me siguri pastron mushkëritë, shëron gastritin, qetëson inflamacionin e lukthit dhe fshikëzën!

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 22:27
Foto

Mëllaga e zezë është bimë e cila në mjekësinë popullore përdoret nga lashtësia

Kryesisht rritet deri në 80 cm në lartësi dhe ka fletët në formë të rrumbullakët, të zemrës apo të veshkave.

Ngjyra e fletëve varet nga lloji, por sillen nga e kaltra deri te portokallta e kuqe. Nuk ka aromë dhe ka shije neutrale.

Rritet në grumbuj dheu pranë lumenjve, në livadhe me lagështi, mirëpo kultivohet edhe në kopshte.

Për shërim përdoren fletët, lulet dhe rrënja e kësaj bime.

Nëse planifikoni që vetë t’i thani dhe të bëni çaj nga kjo bimë, kushtoni kujdes që lulet t’i mblidhni në kohën e lulëzimit, kur janë plotësisht të hapura.

Thahen në vend të freskët dhe në temperatura të larta. Sa i përket fletëve, ato nuk bën të jenë të dëmtuara nëse planifikoni t’i thani.

Mëllaga është një kurë fantastike për çrregullimet në sistemet respiratore dhe tretëse duke frenuar çdo lloj bllokimi të mundshëm.

Njerëzit që vuajnë nga astma dhe bronkiti mund të përfitojnë nga mëllaga, e cila ka një efekt pastrues për mushkëritë dhe fytin.

Të njëjtën funksion mëllaga luan edhe për zorrët duke shërbyer edhe si laksativ. Mëllaga është shumë e mirë për të pastruar trupin brenda dhe jashtë.

Në përdorimet e saj në lëkurë, mëllaga e bën atë të butë si mëndafshi dhe shuan irritimet.

Gjethet janë të pasura me vitamina dhe kanë një efekt analgjetik, duke zvogëluar dhimbjen dhe shqetësimin.

Mëllaga e egër mbron dhe përmirëson funksionin imunitar. Në këtë mënyrë, ajo ndihmon në parandalimin e infeksioneve bakteriale.

Kështu përgatitet çaji nga mëllaga e zezë:

Për përgatitje të çajit ju nevojiten 2 lugë mëllagë që do ta qitni në 2,5 dcl ujë të vakët apo të ftohtë.

Lëreni të mbuluar së paku 1 deri në 2 orë. Më vonë çajin nxeheni dhe,sipas dëshirës, shtoni, mjaltë, sheqer apo limon.

Me çaj mëllage gjithashtu mund të shpëlani hundën disa herë në ditë.

Çaji i mëllagës është shumë efektiv te hundët e mbyllura, por është mjaft i sigurt edhe i butë që mund ta përdorin edhe fëmijët e vegjël.

Pos çajit, përdoren edhe kapsulat dhe pikat e mëllagës së zezë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat