Tri shenja që tregojnë se duhet të pini më shumë ujë

Mjekësi alternative

Tri shenja që tregojnë se duhet të pini më shumë ujë

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Është e qartë që uji pihet atëherë kur ndieni etje, mirëpo ka rezultuar që ekzistojnë disa shkaqe më pak të qarta të cilat tregojnë që duhet të shtoni konsumimin e ujit

Trupi e përdor ujin në çdo qelizë, organ apo ind, jo vetëm për të rregulluar temperaturën e brendshme por edhe për të mirëmbajtur çdo funksion.

Duke e privuar veten nga burimi më natyror në botë, ne vazhdimisht e dëmtojmë trupin tonë.

Nëse nuk pini sasinë e duhur të ujit për të plotësuar nevojat tuaja trupore ju mund të keni këto pasoja:

Kokëdhimbja

Nëse ujë nuk pini 14 orë në ditë, trupi juaj humb vazhdimisht lëngjet. Kjo do të thotë që në organizëm zvogëlohen rezervat e natriumit dhe të kaliumit, ndërkaq kjo mund të ndikojë në përbërjen e gjakut.

Truri është shumë i djeshëm ndaj këtij ndryshimi, ndërsa ajo ndjeshmëri duhet të rezultojë me dhembje koke. Gjithashtu, dhembja e kokës mund të shtohet, varësisht nga ajo se sa keni humbur ujë.

“Sa më shumë ujë humbni, dendësia e gjakut është më e vogël, ndërsa vetvetiu zvogëlohet edhe qarkullimi i oksigjenit deri në tru”, shpjegon psikologu sportiv dr. Greg Justice.

“Kjo çon deri në zgjerimin e enëve të gjakut gjë që përkeqëson dhembjen e kokës”.

Urina shumë e verdhë

Mbase tingëllon pak gërditshëm, por është e vërtetë. Arsyeja përse urina bëhet shumë e verdhë për shkak të dehidratimit është ajo që “mbetjet” nga organizmi janë shumë të përqendruara në të.

“Kur jeni të hidratuar, uji thith ato toksina në mënyrë efikase”, thotë dr. Xhastis. Me fjalë të tjera, kur nuk konsumoni mjaft ujë, toksina nuk shpëlahet lehtë, por mbetet në organizëm.

Konstipacioni

Arsyeja përse ndodh konstipacioni për shkak të dehidratimit të organizmit është logjike. Uji u ndihmon mbetjeve që të kalojnë nëpër zorrën e trashë dhe të dalin nga trupi.

“Nëse në organizëm nuk ka lëngje që ta ndihmojnë atë proces, mbetjet nuk do të mundë në mënyrë aq efikase të kalojnë përmjet zorrës së trashë”, përfundon Justice. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat