Ja pse duhet të përdorni qumështin e dhisë për tretjen e mirë - Bota Sot
Ja pse duhet të përdorni qumështin e dhisë për tretjen e mirë

Mjekësi alternative

Ja pse duhet të përdorni qumështin e dhisë për tretjen e mirë

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 06:54
Ilustrim

Tretja e mirë dhe produktet e bulmetit janë gjithnjë një kombinim shumë i diskutueshëm. Kjo për shkak se ushqimet që përmbajnë laktozë, për shumë persona mund të shkaktojnë probleme të tretjes dhe stomakut. Pra qumështi, kosi apo djathërat nuk janë zgjedhja e duhur nëse vuani nga konstipacioni apo tretja.

Pavarësisht kësaj ekspertët rekomandojnë qumështin e dhisë si një alternativë e mirë për shëndetin e stomakut. Në këtë artikull tregohet se si ta përdorni atë për shëndet dhe për të përmirësuar tretjen.

Vlerat e qumështit të dhisë
Megjithëse nuk është gjerësisht i përdorshëm, qumështi i dhisë ka të njëjtat vlera me atë të lopës. I pasur me vitaminë D, magnez, kalium dhe yndyrna të shëndetshme qumështi i dhisë është një vlerë e shtuar për organizmin. Gjithsesi ndryshe nga qumështi i lopës apo lloje të tjera të qumështit, ai i dhisë ndihmon shumë shëndetin.

Si e ndihmon tretjen
Ndryshe nga qumështi i lopës, ky lloj përmban një lloj probiotiku që quhet oligosakarides. Pikërisht ky probiotik është edhe fillimi i tretjes së mirë dhe funksionimit të stomakut. Konsumimi i këtij qumështi do t’ju bëjë të ndiheni të qetë dhe barku i fryrë e i fortë nuk do të ekzistojë. Edhe për personat që ndihen të fryrë apo ndjejnë shqetësime pak pasi kanë konsumuar qumësht lope, tek ai i dhisë nuk do ta ndjejnë këtë shqetësim. Kjo për shkak të proteinës A1 të cilën qumështi i dhisë e përmban shumë më pak se ai i lopës. Këtë proteinë shumë njerëz nuk arrijnë ta tresin mirë, ndaj për të evituar problemet mundohuni të zëvendësoni qumështin e lopës me atë të dhisë.

Ku ta gjeni
Qumështi i dhisë gjendet lehtësisht në dyqane apo mund edhe ta merrni direkt nga fermerët, duke u siguruar që është më parë i pasterizuar. Duke qenë se është ndër më të shtrenjtët në treg, tregohet një mënyrë alternative me çfarë mund ta zëvendësoni. Quhet kefir me qumësht dhie dhe përmban sasi të këtij qumështi që ju siguron tretjen e mirë. Kefirin mund t’a përgatisni fare lehtë edhe vetë në shtëpitë tuaja sipas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat