Lufta me pandeminë/ 3 mënyra të thjeshta se si mund të ndalojmë përhapjen e koronavirusit

Mjekësi alternative

Lufta me pandeminë/ 3 mënyra të thjeshta se si mund të ndalojmë përhapjen e koronavirusit

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Tre sjellje të thjeshta mund të ndalojnë pandeminë Covid-19 dhe pa një vaksinë ose trajtime shtesë sipas një studimi të ri. 3 rregullat kryesore janë: lani duart rregullisht, mbani maska dhe ruani distancën nga njëri-tjetri.

Studimi, i botuar të martën në revistën PLoS Medicine, krijoi një model të ri për të vëzhguar përhapjen e koronavirusit dhe përpjekjet që mund të ndihmojnë në parandalimin e tij, shkruan CNN.

“Një pandemi e madhe mund të parandalohet nëse efikasiteti i këtyre masave tejkalon 50%,” deklaruan studiuesit.

Nëse, njerëzit praktikojnë masat e nevojshme do të kemi ulje të rasteve. Nëse vendet izolohen më herët seç duhet, dhe askush nuk ndërmerr përgjegjësitë e veta kjo do të vononte por nuk do të zvogëlonte rritjen e rasteve. Një ndërhyrje tre mujore do të vonojë kulmin e pandemisë, maksimumi për shtatë muaj, sipas studimit.

Nëse distanca fizike e vendosur nga qeveria është e kombinuar me ndërgjegjësimin ndaj sëmundjeve dhe masave që duhet të respektojmë, do të çonte në ulje të rasteve edhe pasi të jenë hequr masat e distancimit social.

“Për më tepër, efekti i kombinimeve të masave të vetë-imponuara është diçka plus që ndihmon në parandalimin e koronavirusit,” shkruajnë studiuesit. “Në terma praktikë, kjo do të thotë që SARS-CoV-2 nuk do të shkaktojë një shpërthim të madh në një vend ku 90% e popullsisë praktikon masat e miratuara nga qeveria. Edhe me distancimin shoqëror të vetë-imponuar, kontaktet me të tjerët mund të mos eliminohen plotësisht. Për shembull, njerëzit që jetojnë së bashku mund të rrisin gjasat që dikush të infektohet. Kështu që shpërthimet e vogla mund të ndodhin ende, raporton abcneës.al

Studiuesit argumentojnë se qeveritë duhet të edukojnë popullin në lidhje me mënyrën se si përhapet virusi dhe të rrisë ndërgjegjësimin  për rolet që ka vetë-distancimi, larja e duarve dhe gjithashtu përdorimi  maskave në kontrollin e një pandemie të vazhdueshme.

Por studimi ka disa kufizime. Nuk është llogaritur demografia, dhe as izolimi i njerëzve që janë me Covid-19, do të thotë se pikërisht këta njerëz  mund të infektojnë të tjerët që kujdesen për ta në spitale ose në shtëpi, raporton abcneës.al

Drejtuesit amerikanë të shëndetit publik e kanë mbështetur këtë studim.

“Nëse të gjithë do të mbanin maska për katër javët e ardhshme, gjashtë, tetë, dymbëdhjetë javë, në të gjithë vendin, transmetimi i virusit do të ndalej,” tha Dr. Robert Redfield.

Admirali Brett Giroir, një anëtar i task forcave të koronavirusit të Shtëpisë së Bardhë, tha në një konferencë të enjten se maska ??dhe distanca fizike mund të ndalonin përhapjen e pandemisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat