3 veprimet e thjeshta që mund të ndalojnë përhapjen e koronavirusit - Bota Sot
3 veprimet e thjeshta që mund të ndalojnë përhapjen e koronavirusit

Mjekësi alternative

3 veprimet e thjeshta që mund të ndalojnë përhapjen e koronavirusit

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Tre janë gjërat e thjeshta, pjesë e sjelljes së re njerëzore, që do të ndalojnë përhapjen e pandemisë së koronavirusit, edhe pa një vaksinë.

Bëhet fjalë për rregullat që po përsëriten tashmë prej kohësh, larje e shpeshtë e duarve, mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancës fizike. Ky është përfundimi i një studimi të ri të publikuar së fundmi në revistën “PLoS Medicine”.

Studimi, i botuar të martën në revistën “PLoS Medicine”, iu referua masave që mund të frenonin përhapjen e Covid-19, lidhur me sjelljen njerëzore.

“Referencë në studim u mor shpeshtësia e kontakteve mes qytetarëve, në Holandë, por modeli është i përshtatshëm edhe për vendet e tjera perëndimore”, thanë studiuesit në Qendrën Mjekësore Universitare Utrecht.

“Një epidemi e madhe mund të parandalohet nëse efikasiteti i këtyre masave tejkalon 50%,” kanë shkruar ata. Nëse, publiku është i ngadaltë, por përfundimisht ndryshon sjellje, ai mund të zvogëlojë numrin e rasteve, por pa ndaluar arritjen e një kulmi. Nëse qeveritë mbyllen, por askush nuk ndërmerr hapa shtesë të mbrojtjes personale, kjo do të vononte por nuk do të zvogëlonte arritjen e kulmit të rasteve.

Një ndërhyrje tre mujore do të vonojë kulmin, për së shumti, shtatë muaj, zbuloi studimi. “Në terma praktikë, kjo do të thotë që SARS-CoV-2 nuk do të shkaktojë një shpërthim të madh në një vend ku 90% e popullsisë zbaton me rigorozitet larjen e shpeshte te duarve dhe zbaton distancën sociale, që kanë 25% efektivitet.”

Edhe me distancimin shoqëror të vetë-imponuar, kontaktet me të tjerët mund të mos eliminohen plotësisht. Për shembull, njerëzit që jetojnë së bashku do të bashkëveprojnë, duke rritur gjasat që dikush të sëmuret. Kështu që shpërthimet e vogla janë ende të mundshme.

Autorët argumentojnë se qeveritë duhet të edukojnë publikun në lidhje me mënyrën se si përhapet virusi dhe të rrisin vetëdijen për rolin thelbësor të vetë-distancimit, larjes së duarve dhe gjithashtu përdorimit të maskave për kontrollin e një epidemie të vazhdueshme.

Drejtuesit amerikanë të shëndetit publik i kanë bërë jehonë këtij studimi. Drejtori i Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka thënë se vendi nuk është “i mbrojtur”.

“Nëse të gjithë do të mbanim maska për katër javët e ardhshme, gjashtë, tetë, dymbëdhjetë javë, në të gjithë vendin, ky transmetim i virusit do të ndalet,” tha Dr. Robert Redfield.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat