Lufta kundër psoriazës: Kindla qetëson simptomat

Mjekësi alternative

Lufta kundër psoriazës: Kindla qetëson simptomat

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 23:25
Foto ilustrim

Një numër i madh personash heqin të zitë e ullirit me psoriazën, sëmundje e lëkurës e cila është shumë irrituese gjatë gjithë vitit, pos në muajt e verës, kur dielli e detyron të tërhiqet

Ekzistojnë ilaçe standarde për shërimin konstant të saj, mirëpo ithtarët e mjekësisë tradicionale thonë që është shumë i efektshëm çaji i kindlës (apo qingla), e cila është bimë barishtore.

Çaji përgatitet në atë mënyrë që një lugë e vogël e rrënjëve të thara dhe të imtësuara qitet në një gotë ujë të ftohtë, pastaj nxehet derisa të vlojë dhe zihet dy-tre minuta.

Përmbajtja pastaj ftohet dhe kullohet, ndërkaq çaji pihet rreth 15 minuta me gllënjka të vogla. Merret drejtpërdrejt para gjumi gjatë shtatë ditëve.

Procedura duhet të përsëritet pas dy deri tre muajsh, sepse përbërësit shërues të kësaj bime ndikojnë edhe pas pushimit të konsumimit të këtij çaji.

Të gjitha pjesët e qinglës (Sambucus ebulus) përmbajnë materie shëruese, por duhet pasur kujdes, sepse në doza të larta janë helmuese dhe shkaktojnë të vjella dhe diarre, deri në komë.

Psoriaza është sëmundje e shpeshtë, kronike, imunologjike inflamatore, me ecuri dhe pasqyrë klinike të paparashikuar.

Shfaqet në lëkurë në formën e pllakave të skuqura të ngritura. Mund të zhvillohet në çdo pjesë të trupit, kryesisht në gjunjë, në skalpin e kokës, duar, bërryla dhe rrëzë pjesës së mbrapme të qafës.

Shkaktarët e psoriazës nuk dihen por specialistët besojnë se në këtë është i përfshirë sistemi imunitar. Sëmundja po ashtu ka prirje për t’u trashëguar.

Masat për vetëndihmë nuk do ta shërojnë psoriazën, por gjithsesi mund t’i lehtësoj simptomet dhe ta përmirësoj pamjen e lëkurës së përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat