Heqja e papilomave shpejt dhe sigurt në shtëpi!

Mjekësi alternative

Heqja e papilomave shpejt dhe sigurt në shtëpi!

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 15:11
Foto Ilustrim

Papiloma është emër i zakonshëm i cili kombinon të gjitha tumoret e formacioneve beninje në lëkurë

Papiloma mund të shfaqet në mukozën e hundës, sinuse paranazale, fshikë etj. Papilomat si të tilla nuk shkaktojnë shumë probleme.

Nëse rriten në pjesët e dukshme të trupit, atëherë bëhen jo vetëm çështje mjekësore, por edhe kozmetike.

Si dhe përse ndodh zhvillimi i papilomave?

Zakonisht papilomat shfaqen në qafë, pastaj zhvendosen deri në nënsqetull, sepse ajo është strukturë veshkore. Papilomat më së shpeshti rriten në këtë mënyrë.

Faza tjetër është që papilomat lëvizin në drejtim të gjëndrës tiroide. Papilomat të cilat gjenden në zonë e gjëndrës tiroide tregojnë informacionin që qarkullimi i gjakut në këtë sektor është i çrregulluar dhe ekziston patologjia e theksuar e gjëndrës tiroide.

Atëherë mund të bëni një test të thjeshtë: uleni kokën anash dhe gishtin tregues vendoseni në mesin e lugut të qafës. Shtypeni atë zonë, nëse ndieni dhembje do të thotë që puna e gjëndrës tiroide është e çrregulluar.

Si shërohen papilomat në qafë?

Pelini ndikon shumë mirë kundër viruseve të papilomave. Para shpikjes së antibiotikëve, njerëzit shumë sëmundje i kanë shëruar me pelin.

Pelini konsumohet në formë të thatë, bëhet çaj apo ilaç i cili merret nëpërmjet gojës.

Tinktura nga pelini

Pelini në këtë tinkturë ka efekt të pastrimit të lëkurës dhe trupit. Tinktura e pelinit ndihmon që t’i eliminoni infeksionet virale patogjene.

Për të eliminuar papilomat, është e dëshirueshme të merret kjo tinkturë së paku 2 javë. Pas dy javësh bëhet pauzë.

Tinktura e pelinit merret në pika 6 herë në ditë.

Pelini dhe vaji

1 lugë fara të bluara pelini përzihet me 1 gotë vaj bimor. Përbërja ruhet në vend të errët 2 ditë.

Tinktura pihet nga 2 pika 3 herë në ditë para racionit. Këtë duhet ta pini një muaj e gjysmë.

Pelini dhe alkooli

Këtë recetë fëmijët nuk bën ta pinë!

Merrni 1 lugë pelin të thatë të bluar. Qiteni në raki të tëholluar apo vodkë (gjysmë litri). Lëreni 14 ditë që të tharbet. Kullojeni dhe merrni nga 2 pika, tri herë në ditë. Mund ta shtoni në kafe apo çaj.

Ruajeni në frigorifer dhe përdoreni rreth një muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat